fbpx
  • 8:00 AM – 18:30 PM

Regjistrimi i Biznesit

REGJISTRIMI I TATIMPAGUESVE

Për të regjistruar një biznes duhet të ndiqni këta hapa:

1. Zgjidhni një emër për biznesin tuaj dhe sigurohuni që emri nuk është i përdorur nga ndonjë biznes tjetër.

2. Regjistrohuni në Sistemin Elektronik të Regjistrimit të Bizneseve (ERB) në portalin e Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Regjistrin e të Pronavrëve. Nëse nuk keni qenë regjistruar më parë në QKB, duhet të aplikoni për të hapur një NIPT të ri.

3. Mbushni formularin e regjistrimit, duke përfshirë emrin e biznesit, qendrën e tij të aktivitetit, detajet e pronës, emrin dhe kontaktet e pronarit të biznesit, si dhe të gjitha dokumentet e nevojshme.

4. Paguani tarifën e regjistrimit të biznesit. Tarifa varet nga lloji i biznesit që dëshironi të regjistroni.

5. Prisni të pranoni certifikatën e regjistrimit nga Qendër Kombëtare e Biznesit dhe Regjistrimit të Pronave. Ky dokument do t'ju lejojë të kryeni transaksione biznesi dhe të hapni një llogari bankare.

6. Për më tepër informacione dhe ndihmë në regjistrimin e biznesit në Shqipëri, mund të kontaktoni me një konsulent biznesi të licencuar.

Kontakti : WhatsApp : +355682424607
Telefononi ne numrin : +355673044475

Ju duhet një Ekonoimste për biznesin tuaj ?

Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani

Na shkruani ne WhatsApp

 

Kush ka detyrimin për t'u regjistruar?

Detyrimin per t'u regjistruar në sistemin tatimor e keni nëse bëni pjesë në kategoritë:

  • Persona që kryejnë një veprimtari ekonomike tregtare
  • Organizata jo fitimprurëse, fondacione, entet publike, organizata politike dhe organe të tjera të ngjashme me to;
  • Të vetëpunësuari në veprimtari ambulante dhe ‘kryefamiljar” që punëson persona si puntorë shtëpie;
  • Individë që realizojnë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë në vit;

 

Ku dhe si kryhet regjistrimi i biznesit?

Regjistrimi fillestar kryhet në qendrën kombëtare të biznesit (QKB)

Çdo person që do të kryejë një veprimtari ekonomike tregtare, është i detyruar të bëjë regjistrimin fillestar të tij në Qendrën Kombëtare te Biznesit.

Konkretisht :

  • personat fizikë,
  • shoqëritë tregtare,
  • degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja,
  • shoqëritë dhe unionet e kursim-kreditit,
  • shoqëritë e bashkëpunimit reciprok,

kryejnë regjistrimin fillestar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sipas procedurave të percaktuara në ligjin nr.9723, datë 03.05.2007  “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, i ndryshuar.

Si të regjistroni një biznes të vogël?

Procedurat

Mënyra e regjistrimit, përgjegjësitë tatimore, kategoritë e punësimit, datat e deklarimit, si edhe detyrimet që lindin pas regjistrimit apo kalimi në regjistrin pasiv deri në ç'regjistrimin tatimor, janë informacionet e publikuara.

Subjektet tregtare, që realizojnë një qarkullim më të vogël se 8 milion lekë në vit, pavarësisht nga forma ligjore e organizimit, që kanë, konsiderohen si “tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin” .

Regjistrimi në QKB shërben njëkohësisht si regjistrim në Administratën Tatimore, si dhe në skemat e sigurimit shoqëror e shëndetësor të Inspektoratit të Punës dhe organeve doganore.

Mbas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tatimpaguesi është i detyruar informojë dhe rakordojë me administratën tatimore llojet e tatimeve e taksave (përgjegjësitë tatimore) që duhet të deklarojë dhe paguajë.

Kush kryen regjistrimin e biznesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore?

Regjistrimin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit sipas ndarjes administrative, e kryejnë personat e mëposhtëm :

 

  • OJF
  • Ente Publike
  • Përfaqësuesit Tatimor
  • Ambulanti
  • Kryefamiljari
  • Fermerët
  • Shtetasit e huaj subjekt i deklarimit individual të të ardhurave

Formulari “kërkesë për regjistrim” mund të shkarkohet lehtësisht nga faqja e tatimeve, dhe pasi të plotësohet nga aplikuesi, dorëzohet pranë DRT-së përkatëse.

Si kryhet regjistrimi i Organizatave jofitimprurëse?

Organizatat joftimprurëse, regjistrohen për qëllime tatimore pranë drejtorive rajonale tatimore të juridiksionit përkatës.

  • Administrata Tatimore përcakton menjëherë NIPT-in dhe pajis me Çertifikatën e Regjistrimit për selinë dhe për çdo adresë.
  • Përgjegjësitë tatimore dhe llojet e tatimeve që duhet të paguajë një OJF, varen nga objekti dhe natyra e aktivitetit.
  • Kategoria për efekt të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesit OJF, është vetëm statusi “punëdhënës

 

Si kryhet regjistrimi i Enteve Publike?

Entet Publike (qendrore e vendore, si dhe njësitë e zbatimit të projekteve) regjistrohen në administratën tatimore, pasi është marrë më parë vendimi për krijimin e tyre, në përputhje me legjislacionin e fushës.

 

Si kryhet regjistrimi i Përfaqësuesit tatimor?

Përfaqësuesi tatimor është personi përgjegjës për pagesën e TVSH-së , i caktuar nga një person i tatueshëm që nuk është i vendosur në Republikën e Shqipërisë, vend në të cilin duhet të paguhet TVSH-ja, Një person caktohet si përfaqësues tatimor i personit që nuk është i vendosur në Republikën e Shqipërisë vetëm në qoftë se ai ka një vend të veprimtarisë ekonomike në Republikën e Shqipërisë.

 

Si kryhet regjistrimi i Ambulantit?

Ambulanti, është personi fizik, që ka mbushur moshën 16 vjeç, i vetëpunësuar, i cili tregton mallra ose shërbime për publikun pa pasur një vend biznesi fiks, që ushtron aktivitetin në njësi të vetme tregtimi të lëvizshme dhe lejohet të tregtojë në ambiente publike.

Ambulanti ka detyrimin për të paguar sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

 

Si kryhet regjistrimi i Kryefamiljarit?

Kryefamiljari, konsiderohet një person i cili punëson individë si punëtorë shtëpie. Kryefamiljari, ka detyrimin e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të kujdesit shëndetësor, për punëtorët e shtëpisë që ka punësuar.

 

Si kryhet regjistrimi i Fermerit?

 Fermeri, i cili është prodhues bujqësor, i vetëpunësuar, që zhvillon aktivitetin me krahun e vet të punës dhe me mjetet e punës që disponon, në veprimtarinë e prodhimit bujqësor, pyjor dhe peshkimit..

Fermeri nuk ka asnjë detyrim tatimor.

 

Si kryhet regjistrimi i Individëve?

  • Individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj. detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, në qoftë se ato realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet,mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Burimi : Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

  • SI TE GJEJ NJE EKONOMIST
  • Si të plotësoj deklaratën (DIVA) Deklarata vjetore e të ardhurave personale.
  • Hapja e një Biznesi, si të hap nje biznes të ri : Procedurat
  • Si bëhet deklarimi i punonjësve ?
  • Përse duhet të bëj deklarata tatimore?
  • Përse është i rëndësishëm ekonomisti në biznesin tuaj?
  • Si të nis një biznes të vogël ?
  • Zbuloni sektorët ku sot fitohet më shumë, ku ia vlen të hapësh një biznes?
  • TVSH per biznesin e vogel?
  • LEJA E LINDJES
  • Si te fillosh nje biznes?
  • Si të hartosh një plan biznesi?
  • Sa kushton te hapesh nje biznes?
  • SI TE HAPESH NJE BIZNES TE VOGEL?
  • A është e mundur të nisësh një biznes me shumë pak para?
  • Edhe subjektet e vogla që kanë një qarkullim vjetor më të ulët sesa 5 milionë lekë në vit, duhet të dorëzojnë bilancet në tatime dhe ne QKB?
  • 3 mënyra për të përfituar nga një recesion?
  • Si të zgjeroj klientelën time nëpërmjet marketingut online ?
  • SI TË BËJMË REGJISTRIMIN FILLESTAR TË BIZNESIT/PERSONIT FIZIK?
  • A është I sigurt investimi në kriptovaluta ( monedha virtuale)?
  • Si të marr leje mjedisore e tipit C?
  • 8 rregulla të arta “për të stimuluar fuqinë e njerëzve”?
  • Pse introvertët janë liderë të mëdhenj?
  • Tatimi i pagave për të dypunësuarit: Çfarë është dhe përse paguhet në këtë moment?
  • 7 ide si mund të fitoni para nga kudo në botë?
  • Tatimet: “PA FATURË, S'KA KARBURANT”, operatorët të zbatojnë fiskalizimin
  • Cilat janë 5 gabime që duhet t'i shmangni për të mos bërë përshtypje të keqe në një intervistë pune?
  • Biznese që mund t'i nisni me pak para?
  • “FISKALIZIMI” – HAPAT QE NDIQEN NGA BIZNESET?
  • Azhornim ligjor: Subjektet e vogla që kanë qarkullim vjetor më të ulet sesa 5 milion lekë në vit!
  • Si të hapim një biznes të suksesshëm ?
Shpërndaje postimin ッ
       
en_USEnglish