fbpx
  • 8:00 AM – 18:30 PM

Pyetje – Përgjigjet më të shpeshta

Do të përditësohen here pas here..

Kush jeni dhe çfarë shërbimesh ofroni ?

SUN CONSULTONG ështe një Zyrë Kontabiliteti dhe konsulence për të gjitha bizneset : Bizneset e vogla, Bizneset e mesme dhe Biznest e mëdha. Ofron shërbimet 1. REGJISTRIMI FILLESTAR I BIZNESIT / PERSONIT FIZIK 2. KONSULENCË TATIMORE/ FISKALE 3. SHËRBIME MBI TAKSAT & TATIMET 4. SHËRBIME KONTABILITETI. Ofrojmë shërbime konsulenca biznesi duke ju vënë në dispozicion ekspertë dhe profesionistë financiarë e tatimorë, për t'ju asistuar në çdo hap të veprimtarisë suaj.

Ende pa fat? Bej nje pyetje tjeter

Përse më duhet një ekonomist për biznesin tim të vogel ?

Shërbimi i një ekonomisti për biznesin tënd dhe deklarimet tatimore janë një domosdoshmeri për të shmanguar panalizimet tatimore, gjobat apo dhe nderprerjen e papritur të aktivitetit tuaj nga Tatimet. Eshtë lehtësi për ju në mënyrë që të përqendrohen tek aktiviteti juaj, ndërkohë që ekonomisti ju informon dhe bën deklaratat tatimore. Siguri dhe qetësi se marrëdhënia juaj me Shtetin dhe Tatimet menaxhohet nga Ekonomisti i cili ju informon për të drejtat dhe detyrimet e subjektit tuaj.

Ende pa fat? Bej nje pyetje tjeter

Përse më duhet një studio kontabiliteti për biznesin tim ?

Sherbimi i konsulencave për biznest dhe deklarimet tatimore janë një domosdoshmeri për biznesin për te shmanguar panalizimet tatimore dhe përfituar nga të drejtat që gëzon biznesi juaj. Gjithashtu eshte komoditet në menyre qe edhe zoteruesit e bizneseve te vegjel te perqendrohen tek aktiviteti i tyre duke qene te sigurt qe marredhenia me Shtetin dhe Tatimet te jete e sigurt si per te drejtat ashtu dhe detyrimet qe gëzon Subjekti.

Ende pa fat? Bej nje pyetje tjeter

Si te informoheni mbi sherbimet?

Per tu informuar mbi sherbimet qe kryhen nga studio, duhet ti referoheni bllokut te sherbimeve ne menune kryesore ose direkt tek menuja ndihmese e kategorive. Sherbimet jane te ndara ne sipas grupeve te cilat i adresohen: 1 - Ndermarje, 2 - Profesionisteve ose personave te regjistruar si B. Vogel dhe 3 - Individeve. Per te percaktuar llojin e sherbimit me pas duhet ti referoheni nenkategorise perkatese.

Ende pa fat? Bej nje pyetje tjeter

A kam nevojë për një plan biznesi?

Vazhdoni të ndërtoni të shumta në lidhje në Margaret. Angazhimi i zgjatur zgjoi nënë një am në. Të tjera herët ndërsa nëse nga do të. Munguar justifikimi i jetesës si të jetë. Shkak dhjami i dëgjuar mbi arritjen për herë të parë. Mbizotëroi z. tolerimisht siguria e diskursit e vlerësoi duartrokitur për këtë. Atij çdo gjë melankolike e pazakontë, por përkujdesje.

Ende pa fat? Bej nje pyetje tjeter

A mund te korrigjohet nje deklarate tatimore?

Ne baze te ligjit per procedurat tatimore ne RSH cdo subjekt mund të dorëzojë deklaratë të re tatimore, me ndryshime, në rastet kur deklarata tatimore fillestare është e pasaktë dhe me mangësi. Deklarata e ndryshuar mund dorëzohet brenda dymbëdhjetë muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare. Kjo nuk perjashton detyrimet qe mund te rrjedhin nga ndryshimi i deklarates + penalitetet

Ende pa fat? Bej nje pyetje tjeter

Cili eshte afati i fundit per dorezimin e bilancit fiskal?

Afati i fundit per dorezimin e bilancit fiskal eshte data 31 Mars i vitit pasardhes.

Ende pa fat? Bej nje pyetje tjeter

Si mund te na kontaktoni?

Ne rast se doni te kontaktoni studion, mund te perdorni modulin e kontaktit direkt ne faqe duke klikuar ketu . Ne kete rast duhet te plotesoni kutine per emrin tuaj, adresen tuaj te e-mail si edhe mesazhin ose pyetjet qe mund te keni. Brenda nje periudhe te shkurter kohe do te kontaktoheni nga studio per ti dhene pergjigje pyetjeve ose problemit tuaj. Gjithashtu ky modul mund te perdoret edhe rastet kur doni te rezervoni nje takim.

Ende pa fat? Bej nje pyetje

Çfarë është fiskalizimi?

Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të zvogëluar evazionin fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, të gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore. Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës (NIVF)

Ende pa fat? Bej nje pyetje tjetër

Ofroni trajnime profesionale dhe kurse kontabiliteti ?

Po. Zhvillohuni me trajnimin tonë profesional. Eshtë trajnimi që ju duhet për të praktuar dijet dhe per t'u bere nje profesionist. Prane nesh mund te zhvilloni kurse te kontabilitetit praktik. Kursi zhvillohet ne disa module, shume efikase, profesionale dhe me rezultate të dukshme në profesionin tonë. Behuni nje kontabilist i mire dhe mesoni gjithcka qe ju duhet ne punen tuaj te ardhshme. Kursi organizohet me grupe shume te vogla dhe vec kesaj, gjate gjithe kohes keni asistencen e nje eksperti kontabel per zgjidhjen e problemeve te ndryshme. Ne përdorim metodat më të fundit bashkëkohore dhe programet më të personalizuara në rastin tuaj. Gjatë gjithë kohës së trajnimit, Ju do të konsideroheni pjesë e stafit tonë dhe do të keni mundësi angazhimi në çështje, praktike dhe aktivitete me klientët tanë. Ju do të keni mundësi të angazhoheni direkt në detyrat tona të përditshme, të punoni me disa nga kolegët tanë, përfshiheni në projektet me klientët, merrni pjesë në aktivitetet faktike të zyrës dhe klientëve, punoni direkt me ekspertët më të suksesshëm, të kontaktoni me kolegë brenda dhe jashtë vendit dhe shumë aktivitete të tjera. Ne do të punojmë së bashku për të gjetur programin më të përshtatshëm për ju. Do t'ju dëgjojmë për të kuptuar rreth formimin tuaj, pikave tuaja të forta, por dhe të dobëta. Do të njihemi me programet tuaja afatmesme dhe afatgjata, dhe së bashku do të hartojmë programin tuaj të kursit. Paketa e plotë e kurseve të kontabilitetit. Informimi paraprak mbi programet e trajnimit.

Dëshironi të na bëni pyetje të tjera? Na beni një pyetje tjeter

Ku mund të kërkoj për një biznes të regjistruar ?

Të gjitha bizneset (subjektet) e regjistruara mund të shihen në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Për të kërkuar një biznes të regjistruar mund të përdorni numrin e NUIS, emrin e subjektit, administratorit dhe të dhënat e tjera.

Dëshironi të na bëni pyetje të tjera? Na beni një pyetje tjeter

A kryhet regjistrimi i organizatave jofitimprurëse pranë QKB ?

Organizatat jofitimprurëse; të të gjitha formave, si edhe ndryshimet e tjera vijuese, kryhen vetëm pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit. Aplikimi vijon të kryhet duke aplikuar në sportelet e shërbimit të Gjykatës, përfshirë edhe dokumentacionin e kërkuar. Lista e subjekteve jofitimprurëse mund të shihet vetëm pranë regjistrit të Gjykatave dhe jo në regjistrin tregtar, pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Dëshironi të na bëni pyetje të tjera? Na beni një pyetje tjeter

Ku behet regjistrimi i Organizatave Jofitimprurëse ?

Organizatat jofitimprurëse (OJF), pasi themelohen duhet të regjistrohen në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, në përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara në ligj, për t'u regjistruar më pas edhe pranë organeve tatimore. Regjistrimi në organet tatimore dhe pajisja me NIPT bëhet online, nëpërmjet faqes së shërbimeve elektronike e-albania. Në këtë rast kërkesa e plotësuar dhe dokumentacioni përkatës do të dërgohen në mënyrë elektronike në sistemin elektronik të tatimeve të adresuara për Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse; e cila do të bëjë shqyrtimin e aplikimit për regjistrim dhe do të vendosë sipas rastit refuzimin ose aprovimin e aplikimit, ku OJF-ja do të zhvillojë veprimtarinë e saj.

Dëshironi të na bëni pyetje të tjera? Na beni një pyetje tjeter

SI TË ÇREGJISTRONI NJË BIZNES ?

Çregjistrimi i biznesit është një proces normal dhe mjaft i zakonshëm. Në një moment të caktuar biznesi do të marrë vendimin nëse do të vazhdojë aktivitetin e tij, pezullojë përkohësisht apo mbyllet/çregjistrohet.

Dëshironi të na bëni pyetje të tjera? Na beni një pyetje tjeter

Views: 150

Tags: #ekonomisti, #Si te hapim nje biznes te vogel, #ekonomist, #hap nje biznes, #EKONOMISTI JONE, #financier, #zyre kontabiliteti, #ekonomiste per biznesin, #ekonomiste