NIS NJE BIZNES
NIS NJE BIZNES
Si të nis nje biznes ? Regjistrimi fillestar, nisja e një biznesi është një nga hapat thelbësorë për të filluar një biznes, ju mund të keni kohë që keni menduar të filloni biznesin tuaj, por me shumë mundësi tani është momenti i duhur që të filloni dhe është një nga vendimet më të rëndësishme, që një sipërmarrës duhet të marrë.
Është një proçes që kërkon patjetër informacione të ndryshme si për kushtet dhe kostot e nisjes së biznesit ashtu edhe për pasojat e regjistrimit, taksat, tatimet, detyrimet e shtuara, përgjegjësitë por edhe mundësi të pafundme që mund tju ofrojë biznesi juaj për të arritur sukses.
Me rëndësi të madhe në këtë fazë fillestare është që të bëhet një parashikim të ardhurave dhe shpenzimeve të biznesit, për të qënë të përgatitur për çdo situatë; për të patur një qartësi të situates financiare por edhe për të gjykuar drejtë dhe saktë, duke qenë kështu I përgatitur për të marrë vendimet në kohë e duhur.
Në hapat e para të pas-regjistrimit të biznesit, janë të nevojshme që të ndiqen disa procedura dhe praktika fillestare. Disa nga këto çështje shoqërohen me afate maksimale, që duhet të respektohen dhe disa të tjera, janë të detyrueshme për të filluar aktivitetin.
Sipërmarësit duhet të ndjekin hapat e duhuar për të filluar regjistrimin e biznesit të tyre, ka disa çështje të cilat është mirë dhe e domosdoshme t’ja besoni një Ekonomisti regjistrimin e biznesit tuaj, si dhe paraprakisht të merrni një konsulencë nga një Ekonomist për disa çështje në filllimin e aktivitetit tuaj konform ligjeve në fuqi. Psh, cila është foma e duhur ligjore dhe e përshtatshme për ju për çeljen e biznesit, Person Fizik apo Shpk ? Këto çëshjte si dhe frika e gjobave apo penalizimeve për mos respektim të afateve, nuk duhet aspak të friksoheni por është nevojshme që të konsultoheni paraprakisht me një ekonomist.
Ka mungesë informacioni, për hapat që duhet të ndiqen dhe, shpjegimi praktik i procedurave në një formë sa më të thjeshtuar besoj që është e nevojshme për ju.
1. Zgjidhni një emër për biznesin tuaj.
2. Hapja e llogarisë së biznesit në portalin qeveritar e-Albania.
3. Hapja e llogarisë së tatimeve.
4. Vendosni për adresën zyrtare të biznesit tuaj.
5. Hapja e llogarisë bankare.
6. Fiskalizimi. Procesi i fiskalizimit.
7. Ndjekja e procedurave për tu pajisur me leje/licensë
8. Aplikimi në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
9. Pagesa e taksave vendore.
10. Përgatitja e një vule në emër të biznesit.
11. Interesimi për lejen e punës dhe lejen e qëndrimit për shtetasit e huaj.
12. Gjithëashtu ju sugjerojmë që këto çështje të ndiqen nga një ekonomist të cilit do ti besoni mbajtjen e llogarive tuaja me shtetin.
Për informacio më të zgjeruar mbi pikat me lartë klikoni këtu : Si te hap nje biznes ne shqiperi
Për më tepër informacione dhe ndihmë në regjistrimin e biznesit në Shqipëri, mund të kontaktoni me një konsulent biznesi të licencuar / Ekonomist per biznesin.
Kontakti : WhatsApp : +355682424607
Telefononi ne numrin : +355673044475
Mund të merrni gjithashtu informacione të vlefshme për nisjen e një aktiviteti në Qëndrën Kombëtare të Biznesit
Views: 38