
taksat
JENI BIZNES ?
Njihuni në mënyrë të detajuar me kategoritë, të ardhurat e tatueshme, deklarimi e pagesa dhe informacione të tjera nga një biznes.
Kategoritë
e Sipërmarrësve
Sipërmarrësi si tatimpagues, detyrohet nga ligji të paguajë tatime, taksa ose kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të mbajë tatimin në burim. Një regjim tatimor është i pavarur nga forma e organizimit apo personaliteti juridik i një personi me statusin e tregtarit. Përcaktues është qarkullimi (xhiro) realizuar gjatë një periudhe tatimore (vitit kalendarik).
Të veprosh si një biznes
Do të njiheni hollësisht mbi llojin e tatimeve të pagueshme nga sipërmarrësi.
Cikli i jetës së një biznesi
Shqipëria ka bërë hapa të shpejtë në përshtatjen e ligjeve të saj në përputhje me kërkesat dhe kushtet e saj për aderimin në organizatat Evropiane. Duke filluar nga muaji Maj 2022; të gjitha shërbimet e regjistrimit fillestar, dhe ndryshimet, pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, kryhen VETËM online.
Deklarimi dhe pagesa
për biznesin
Me krijimin e një sipërmarrje lind edhe detyrimi për të plotësuar deklaratat sipas përgjegjësive tatimore për të cilat është regjistruar tatimpaguesi (tatimi mbi fitimin, TVSH, sigurime shoqërore dhe shëndetësore, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi si dhe tatime/taksa të tjera në varësi të objektit të aktivitetit të sipërmarrjes).
Lidhu me : Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
► Kur është afati i deklarimit dhe pagesës së tatimeve për sipërmarrësin ?
Kalendari tatimor
për biznesin
Afatet e deklarimeve tatimore janë pjesë e pandarë e planifikimit të biznesit dhe punës së ekonomistit. Pamundësia për të plotësuar në kohë deklaratën tatimore, dhe kryer pagesën e tatimit; shoqërohet me penalitete. Njihuni me kalendarin e deklarimeve tatimore të sipërmarrjes, sipas llojit të përgjegjësisë tatimore ku ju jeni i regjistruar.