SI TE HAP BIZNES TE RI ?
Si regjistrohet një biznes :
Si te hap nje biznes te ri ? Regjistrimi fillestar, hapja e një biznesi është një nga hapat thelbësorë për të nisur një biznes, ju mund të keni kohë që keni menduar të filloni biznesin tuaj, por me shumë mundësi tani është momenti i duhur që të filloni dhe është një nga vendimet më të rëndësishme për ju.
- Më poshtë po ju ilustroj sa më thjeshtë hapat që duhet të ndiqni për hapjen e biznesit tuaj.
1. Zgjidhni një emër për biznesin tuaj.
2. Hapja e llogarisë së biznesit në portalin qeveritar e-Albania.
Ky është edhe hapi i parë i nevojshëm, për të pasur mundësi aksesi në shërbimet e tjera online. Meqenëse pjesa më e madhe e shërbimeve të tjera, merren tashmë jo nëpërmjet aplikimeve apo vizitave në institucionet e ndryshme, është e nevojshme hapja dhe aktivizimi i llogarisë së biznesit në këtë portal. Kjo nuk duhet të ngatërrohet me llogarinë tuaj personale në e-Albania, por llogaria e biznesit aty. Nëse ju jeni person juridik, regjistrimi i llogarisë së biznesit kryhet nga llogaria juaj personale; ndërsa, nëse ju jeni person fizik, aplikimi kryhet nga llogaria personale e individit.
Ju duhet një Ekonomiste për biznesin tuaj ?
Kliko dhe na shkruani në WHATSAPP
3. Hapja e llogarisë së tatimeve.
Edhe ky proces është i nevojshëm, në pjesën e procedurave tatimore. Nga aty do të administrohen në vazhdim, deklarimet tatimore periodike, shtimi dhe largimi i punonjësve dhe administrimi në përgjithësi i përgjegjësive tuaja si tatim pagues. Aktivizimi i llogarisë tatimore, nevojitet të kryhet ditën tjetër, pas regjistrimit të biznesit (data e regjistrimit fillestar). Për të krijuar llogarinë tuaj të tatimeve, kemi nevojë vetëm për numrin tuaj unik të identifikimit (NIPT). Fjalëkalimi fillestar që përdoret për të aksesuar llogarinë tuaj gjenerohet automatikisht nga sistemi i tatimeve. Bëni kujdes që të ruani fjalëkalimin e vendosur, por, edhe nëse ndodh, ju do të keni mundësi të gjeneroni një fjalëkalim të ri, nëpërmjet llogarisë tuaj të biznesit në e-Albania.
4. Vendosni për adresën zyrtare të biznesit tuaj.
Gjeni dhe vendosni ku do ta ushtroni aktivitetin tuaj. Nënshkrimi kontratës së qirasë apo dokumenti që tregon përdorimin e ambientit, dhe depozitimi i tij është detyrim ligjor i juaji, veç përdorimit nëpërmjet një marrëveshje qiraje, biznesi mund të përdorë ambientin/et, edhe nëse ato janë në pronësi të tij (biznesit dhe jo individit), apo edhe një marrëveshje hua-përdorimi. Kuadri ligjor parashikon detyrimin e përdoruesit të pronës, për të mbajtur tatimin në burim në masën 15%, nëse Qiradhënësi nuk është i regjistruar në organet tatimore, dhe arkëton qiranë si një individ i thjeshtë. Gjithashtu ligji ka parashikuar edhe minimumin e tatimit të pagueshëm. Qiraja minimale mujore; vetëm për qëllime tatimore, nuk mund të jetë më e ulët se sa 0.3% e vlerës referencë të pronës. Nëse ju do të paguani në të ardhmen tatimin në burim, duhet të shtoni përgjegjësinë tatimore të tatimit në burim.
5. Hapja e llogarisë bankare.
Për të pasur mundësinë e kryerjes së pagesave, duhet patjetër të hapet edhe llogaria/të bankare rrjedhëse në emër të biznesit. Ky proces është gjithashtu detyrim ligjor i biznesit/tatimpaguesit, që nevojitet të hapë dhe depozitojë informacionin e llogarive bankare, brenda jo më shumë se 20 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit fillestar. Dokumentacioni i nevojshëm që kërkojnë bankat është;
5. (a) Ekstrakti Historik
(b) Çertifikatë Regjistrimi (ose NIPT),
(c) Në rastet e personave juridike Statuti dhe Akti i Themelimit, dhe
(d) Dokumenti i identifikimit të përfaqësuesit ligjor.
6. Fiskalizimi. Procesi i fiskalizimit.
Tashmë çdo subjekt në Shqipëri, që pranon dhe lëshon fatura, është i detyruar që të përshtasë sistemin e faturimit të tij. Bizneset duhet të marrin një softuer fiskalizimi që me pas do ti mundësojë lëshimin e faturave. Për të kryer procesin e fiskalizimit biznesi duhet të ndjeki disa hapa. (a) Pajiset me Certifikatën e Fiskalizimit. Kostoja e këtij shërbimi që paguhet çdo vit për institucionin publik të AKSHI (Agjencia Kombëtare e Teknologjisë së Informacionit) është 4.000 lekë/vit, dhe (b) Të zgjedhë softuerin e fiskalizimit, nga lista e kompanive të certifikuara për kryerjen e këtij shërbimi lista e subjekteve te certifikuara
7. Ndjekja e procedurave për tu pajisur me leje/licensë
Në varësi të aktivitetit tuaj. Gjithashtu një nga pikat më të rëndësishme që duhet të ndiqet në këtë fazë. Disa nga llojet e aktiviteteve, që ju mund të zgjidhni të kryeni, shoqërohen edhe me marrjen paraprake të një licensë apo leje nga institucionet përkatëse. Nëse ju nuk jeni pajisur paraprakisht me një dokument të tillë, mund të ndodhë që të mos keni të drejtë të kryeni aktivitetin tuaj.
8. Aplikimi në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
Një nga pikat e procedurës fillestare që duhet të ndjekim është aplikimi për regjistrimin fillestar të Pronarëve Përfitues. Ky aplikim kryhet vetëm nga personat juridike dhe përjashtohen nga ky detyrim personat fizik. Për të kryer këtë aplikim nevojitet, (a) Marrja e nënshkrimit elektronik në emër të përfaqësuesit ligjor dhe (b) aplikimi për regjistrin e pronarëve përfitues. Dokumentacioni i nevojshëm është; Ekstrakti, Statuti/Akti i Themelimit, ID të Pronarëve Përfitues, informacion për përqindjen e pronësisë dhe të dhënat e pronarëve përfitues. (hap biznes te ri)
9. Pagesa e taksave vendore.
Pagesa e taksave vendore në Shqipëri; në pjesën kryesore të tyre, paguhen një herë në vit. Afati i pagesës së taksave është data 20 Prill e vitit për të cilin paguhen taksat. Në rastin e regjistrimit rishtazi, afati i pagesës është një muaj pas regjistrimit fillestar. (hap biznes te ri)
10. Përgatitja e një vule në emër të biznesit.
Vula nevojitet në raste të aplikimeve apo korrespodencave në institucionet publike.
11. Interesimi për lejen e punës dhe lejen e qëndrimit për shtetasit e huaj.
Në rastin e punësimit të shtetasve të huaj në Shqipëri, nevojitet fillimisht aplikim për marrjen e lejes së punës. Në rastin e shtetasve banues në Bashkimin Europian dhe Kosovë, ligji parashikon ndjekjen e një procedura të thjeshtuar të marrje së Leje së Punës. (hap biznes te ri)
12. Gjithëashtu ju sugjerojmë që këto çështje të ndiqen nga një ekonomist të cilit do ti besoni mbajtjen e llogarive tuaja me shtetin.
Për më tepër informacione dhe ndihmë në regjistrimin e biznesit në Shqipëri, mund të kontaktoni me një konsulent biznesi të licencuar / Ekonomist per biznesin.