Tatimi per Profesionet e lira
Tatimi mbi të Ardhurat 15% për profesionet e lira, u shfuqizua pjesërisht!
Lajm i shkëlqyer! 📢
Me shumë kënaqësi ju informojmë se ligji 29/2023 për Tatimin mbi të Ardhurat për profesionet e lira është pjesërisht shfuqizuar! 🙌🏻
Në veçanti, neni 29, pika “dh”, e cila përjashtonte profesionet e lira nga lehtësimet tatimore, është anulluar. Kjo do të thotë që të gjitha bizneset në këtë kategori, qofshin persona fizikë apo shoqëri tregtare, nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin deri në vitin 2029, nëse të ardhurat e tyre nuk kalojnë 14 milion lekë/vit. 🚀
Kjo është një fitore e madhe për barazinë dhe drejtësinë në biznes!
Përgëzime Gjykatës Kushtetuese dhe falënderime të përzemërta për këmbënguljen e kolegëve tanë që luftuan për këtë çështje deri në fund. Ky vendim është një frymëmarrje e re për të gjithë profesionet e lira! 🌟
Ju duhet një Ekonomiste për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
#Barazi #Drejtësi #Bizneset #Fitore #ProfesioneTeLira #Tatime #LehtësimTatimor #ekonomist #taksatebiznesit
Views: 56