Leje mjedisore e tipit C
Leje mjedisore e tipit C. Subjektet tregtar te regjistruar ne formen e personit fizik apo personit juridik, te cilet per arsye te llojit te aktivitetit qe ushtrojne duhet paraprakisht te pajisen me leje mjedisore te tipit C, duhet te ndjekin proceduren si ne vijim:
Te ushtrojne kerkese per tu pajisur me Leje te tipit C prane Drejtorise/Sektorit te Mjedisit dhe Turizmit prane Bashkise ose Njesise Administrative.
Prane ketij insitucioni aplikanti ploteson formularet perkates duke vene ne dispozicion dhe dokumentacionin ligjor perkates te tille si:
Ju duhet një për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
– Dokument mbi statusin ligjor te aplikantit;
– Dokumenta informacion mbi inpiantin dhe vendin ku do te ushtrohet aktiviteti dhe dokumenta te pronesise ose kontrate qiraje/huaperdorje;
– Dokumentin e pageses se tarifes per tu pajisur me lejen.
Aplikanti ploteson dhe nje deklarate per vertetesine e informacionit/dokumentacionit te paraqitur.
Kjo drejtori pasi merr ne shqyrtim kerkesen dhe dokumentacionin shoqerues te aplikantit, percjell mendimin/vleresimin e saj prane Agjensise Kombetare te Mjedisit brenda 10 diteve pune.
Ne perfundim te shqyrtimit te kerkeses dhe dokumentacionit te paraqitur nga aplikanti Agjensia Kombetare e Mjedisit merr vendimin perkates per miratim ose refuzim te Lejes se tipit C. Ky vendim eshte i ankimueshem ne rruge administrative prane Qendres Kombetare te Bisnesit (QKB) persa i takon veprimeve/mosveprimeve te kryera nga Agjensia Kombetare e Mjedisit gjate ketij procesi.
Per personat fizik, nese nuk kane mundesi te kryejne vete keto veprime, duhet te leshojne prokure qe keto veprime te kryhen nga nje i trete. Per pesonat juridik keto veprime kryhen nga perfaqesuesi ligjor ose nga nje person i autorizuar nga ai (autorzimi duhet te mbaj vulen e subjektit, emer mbiemer te perfaqesuesit ligjor). ( Leje mjedisore e tipit C )
Duhet te hartoni nje kerkese per paisjen me leje mjedisi tipi C, drejtuar bashkisë/ drejtoria ose sektori i mjedisit dhe turizmit, duke i bashkelidhur edhe dokumentacionin e kerkuar. Më pas, bashkia e përcjell mendimin e vet pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit.
Dokumentat e kerkuar jane:
1. Dokumentacioni ligjor, çertifikatë regjistrimi
dhe ekstrakt i regjistrit (kopje e noterizuar ose origjinali)
2. Dokumentacioni teknik, pershkrimi i aktivitetit, skica, harta etj, vendim i permbledhur (paraprak)per vleresimin ne ndikimin ne mjedis, informacion mbi te dhena te konsultimit me publikun
3.Faturen e pageses se tarifes se sherbimit per lejen mjedisore
Vendimi nga Bashkia merret brenda 10-15 dite nga momenti i aplikimit.
Kërkesa bëhet nga ana juaj prane bashkise/ drejtoria ose sektori i mjedisit dhe turizmit. Më pas, bashkia e përcjell mendimin e vet pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit.
Procedura administrative, Leje mjedisore e tipit C
Në momentin që një person fizik ose juridik paraqitet pranë Drejtorisë (sektorit) të mjedisit e turizmit të Bashkisë (ose Njësisë Administrative), ose sportelit të shërbimit të integruar me një ndalesë, zyrtari publik i administratës lokale është përgjegjës për plotësimin e formularit në dy kopje.
Kërkesa për shërbim duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin përkatës sipas akteve ligjore në fuqi sic jane :
1- origjinali ose fotokopje e noterizuar e aktit te rregjistrimit te subjektit ne rregjistrin tregtar
2- Dokumentacionin teknik qe perfshin (pershkrimin e aktivitetit, skica , harta etj)
Zyra përgjegjëse e Bashkisë merr në shqyrtim kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues dorëzuar nga ana juaj. Marrja e vendimit nga zyra përgjegjëse e shërbimit, pas shqyrtimit të dokumentacionit, kryhet brenda 10 (15) ditëve, nga data e paraqitjes së aplikimit nga kërkuesi i shërbimit. Më pas, bashkia e përcjell mendimin e vet pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit. Ne rast te miratimit te lejes ju keni detyrimin e pagimit te nje tarife vjetore Agjensise Kombetare te Mjedisit.
—————————–
#lavazh #lejemjedisore #tipiC #hapjeaktiviteti
#aktivitetilavazh #sherbimefiskale #konsulencabiznesi #aplikimperleje
BURIMI : BASHKIA TIRANË /
Agjensia Kombëtare e Mjedisit
Views: 71