Subjektet dorezojne bilancin. Subjektet e vogla që kanë qarkullim vjetor më të ulet sesa 5 milion lekë në vit!
Subjektet e vogla dorezojne bilancin. Edhe subjektet e vogla që kanë një qarkullim vjetor më të ulët sesa 5 milionë lekë në vit, vitin e ardhshëm duhet të fillojnë që të dorëzojnë në tatime bilancet e formatit të thjeshtuar. (Subjektet e vogla dorezojne bilancin )
Deri tani, këtë detyrim e kishin mikronjësitë ekonomike që realizonin jo më pak se 5 milion lekë dhe jo më shumë se 30 milion lekë të ardhura nga veprimtaria ekonomike. Tashmë, me një ndryshim të standardit nr. 15, “Për kontabilitetin dhe raportimin financiar të mikronjësive ekonomike (SKK 15)”, të publikuar, këtë detyrim e kanë pa përjashtim të gjitha njësitë ekonomike të klasifikuara si mikronjësi nga ligji 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.
Zbatimi i këtij ligji do të fillojë që me bilancet e vitit 2022, që duhet të dorëzohen viin e ardhshëm te tatimet.
Subjektet ndërkohë duhet të regjistrojnë justifikimet kontabël.Deri tani, subjektet me xhiro nën 5 milionë lekë dorëzonin tek tatimet vetëm deklaratën e thjeshtuar vjetore të tatimit mbi fitimin. Pas ndryshimeve të fundit, Pasqyrat financiare të kërkuara prej mikronjësive me qarkullim vjetor nën 5 milionë lekë, janë ato që kërkoheshsin për mikronjësitë e tjera me xhiro 5-30 milionë lekë në vit, konkretisht:
-Pasqyra e shkurtuar e pozicionit financiar;-Pasqyra e shkurtuar e të Ardhurave dhe Shpenzimeve (PASH);
-Shënimet Shpjeguese të shkurtuara.
Ju duhet një Ekonomiste për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Tashmë çdo biznesi të vogël do t’í duhet të ketë kontabilistin e tij që të përgatisë pasqyrat financiare. Bizneset do të duhet të mbajnë shpenzimet e detajuara sepse do të duhet të plotesojnë pasqyrat me formatin e SKK 15. (Subjektet dorezojne bilancin )
Ju duhet Konsulencë nga një ekonoimste per taksat apo çdo çështje që mund t’ju interesojë kliko këtu :
Sipas të dhënave të INSTAT, 85% e ndërmarrjeve në vend, ose rreth 101 mijë subjekte, kanë më pak se 4 punonjës. Një pjesë e madhe e tyre realizojnë qarkullim vjetor më të ulët se 5 milionë lekë në vit (nuk ka të dhëna sa është pesha e mikronjësive me xhiro më të ulët sesa 5 milionë lekë në vit).
Burimi : Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Views: 218