Biznesi i vogel taksat dhe detyrimet.
Biznesi i vogel, taksat dhe detyrimet. Bizneset e Vogla janë subjekte tregtare që realizojnë një qarkullim më të vogël se 8 milionë lekë në vit. Pavarësisht nga forma ligjore e organizimit që kanë, ata konsiderohen si “Tatimpagues të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin”. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në rubrikën e çelur së fundmi “Tatimet këshillojnë”, bën me dije gjithë procedurën e regjistrimit, hapat që duhen ndjekur si dhe dokumentet që ata duhet të paraqesin për regjistrim.
Ju duhet një Ekonoimste për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Regjistrimi
Vendi i regjistrimit është Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Personat e regjistruar pajisen me numër identifikimi unik (NIPT), i cili shërben si numër i identifikimit tatimor të tyre, për tatimet kombëtare dhe vendore. Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shërben njëkohësisht si regjistrim në Administratën Tatimore, si dhe në skemat e sigurimit shoqëror e shëndetësor të Inspektoratit të Punës dhe organeve doganore. Mbas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tatimpaguesi është i detyruar informojë dhe rakordojë me Administratën Tatimore llojet e tatimeve e taksave (përgjegjësitë tatimore) që duhet të deklarojë dhe paguajë.
Ju duhet Konsulencë nga një ekonoimste per taksat çdo çështje që mund t’ju interesoje kliko këtu : Ekonomsti Jone – Sun Consulting
Përgjegjësitë Tatimore
Përgjegjësitë tatimore të biznesit të vogël janë të përhershme ose në varësi të kushteve e veprimtarisë. Me përgjegjësi tatimore, kuptohet lloji i tatimit që është i detyruar të paguajë tatimpaguesi. Përgjegjësi të përhershme tatimore janë; Tatim Fitimi i Thjeshtuar; TVSH, Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore. Ndërsa përgjegjësitë tatimore në varësi të kushteve e veprimtarisë ekonomike janë; Tatimi në Burim (në varësi të një pagese të kryer); Taksa Nacionale (nëse tatimpaguesi është objekt i saj); Renta Minerare (nëse tatimpaguesi është objekt i saj); Tatimi i të ardhurave nga punësimi (nëse ka punëmarrës)
Detyrimet pas regjistrimit
Në momentin final të regjistrimit si tatimpagues i biznesit të vogël, lind automatikisht detyrimi për deklarimin e deklaratave dhe dokumenteve të tjera tatimore. Deklarimi bëhet vetëm nëpërmjet rrugës elektronike. Tatimpaguesi duhet të jetë i kujdesshëm në respektimin e afateve të deklarimit elektronik pasi në rast të kundërt penalizohet. Kryesisht, ligjet tatimore kërkojnë mbajtjen e këtij dokumentacioni: Librat e shitjes dhe të blerjes, për tatimpaguesit e TVSH-së deklarohen on-line në faqen zyrtare të tatimeve; Fatura e thjeshtë tatimore, e cila tërhiqet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore; Kuponi tatimor ose Fature tatimore është dokumenti i lëshuar me anë të pajisjeve Fiskale; Libri i shpenzimeve dhe të ardhurave; Libri i aktiveve të biznesit. Deklaratat tatimore deklarohen on-line në faqen zyrtare të tatimeve.
Kalimi në regjistrin pasiv
Administrata tatimore kalon tatimpaguesin nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv kur për një periudhë 12 mujore: nuk ushtron më veprimtari tregtare; nuk dorëzon deklaratën tatimore; ose deklaron pezullim veprimtarie tregtare. Ndërkohë, aplikimi për ç’regjistrim për subjektet tregtare, kryhet pranë QKB-së. Subjektet e regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ç’regjistrohen pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore të papaguara dhe pasi të kenë paraqitur të gjitha deklaratat tatimore si dhe pasqyrat financiare përmbyllëse.
Burimi : DPT
LINK : https://www.tatime.gov.al/
Ju duhet një Ekonomiste për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Views: 207