Qeveria pritet të shtyjë edhe me dy muaj afatin e deklarimit të pronarëve përfitues
Këshilli i Ministrave ka hartuar një projektvendim, i cili pritet të shtyjë afatin e deklarimit të regjistrit të pronarëve përfitues edhe me dy muaj të tjerë, përtej 31 marsit që ishte afati fillestar, duke e çuar në 30 qershor.
Sipas draftit, që iu është dërguar shoqatave të biznesit për mendim, parashikohet që të bëhet një ndryshim në Vendimin nr. 1088, date 24.12.2020 “Për përcaktimin e mënyrës dhe procedurave të regjistrimit dhe publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga autoritetet shtetërore kompetente dhe nga subjektet e detyruara”, i cili përcakton se “Subjektet raportuese ekzistuese regjistrojnë të dhënat për pronarët e tyre përfitues brenda 60 ditëve kalendarike nga Krijimi i Regjistrit të Pronarëve Përfitues, por jo më vonë se data 30.06.2021”.
Ky ndryshim erdhi pas ankesave të shumta të Shoqatave të biznesit që shprehën shqetësimin e tyre lidhur me problematikat që po hasnin në deklarimin e pronarëve përfitues, sidomos ata që ishin të huaj. Pak ditë më parë, 11 Dhoma Tregtie dhe Shoqata Biznesi, kryesisht të huaja, i dërguan një shkresë ministres së Financave, Anila Denaj, dy komisioneve parlamentare dhe për dijeni kryeministrit Edi Rama, ku kërkon shtyrjen e afatit për deklarimin e të dhënave të pronarëve përfitues.
Një tjetër shqetësim i ngritur në kërkesën e bizneseve ishte zgjatja e vlefshmërisë së dokumenteve me origjinë të huaj deri në 90 ditë (nga 1 muaj që parashikon ligji aktual) pasi, sipas tyre është e vështirë që një subjekt i huaj të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm në vendin e origjinës, ta apostilojë, përkthejë zyrtarisht në gjuhën shqipe dhe ta noterizojë në një afat kaq të shkurtër.
Vendimi i ri i qeverisë pritet që të adresojë dhe këtë problematikë. Sipas draft vendimit, Pika c, e kreut III, “Dokumentacioni dhe forma e kērkuar”, ndryshon si vijon: “Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “i”. “i” dhe “iv” të gërmës “a” duket të jetë hartuar jo më vonë se 90 dite kalendarike nga data e aplikimit për regjistrimin fillestar të të dhënave të pronarit përfitues, të subjekteve raportuese”.
Rreth 55 mijë biznese duhet të deklarojnë pronarët përfitues, edhe ata me status pasiv
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se në total janë rreth 55 000 subjekte (subjekte tregtare dhe OJF), të cilët kanë detyrimin e regjistrimit të pronarit përfitues. Gjoba e parashikuar në rast të mos aplikimit është 500 mijë lekë (rreth 4 mijë euro).
Ju duhet konsulencë falas nga një Ekonoimste për çdo çështje që mund t’ju interesojë ? Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
#pronaretperfitues#Bizneset#sherbimefiskale#konsulencabiznesi
#konsulenca#studiokontabiliteti#ekonomi#pronarëtpërfitues
#sherbimekontabimitetidhefiskaleperbiznes#detyrimligjor
commercialista#afatifundit#deklarimet
Burimi: Qendra Kombëtare e Bizneseve
Revista monitor
https://www.monitor.al/https-www-monitor-al-wp-admin-post-phppost255806actionedit/
Views: 37