Inflacioni është po aq dëmtues për investimet, sa edhe për ekonominë.
Dështimi për ta shuar atë shpejt, do të shndërrojë tregjet financiare, shkruan The Economist.
Demet e inflacionit ? Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur inflacioni i lartë është rikthyer në vendet e pasura dhe po veniten shpresat se ai do të zbehet në heshtje. Është e vërtetë se çmimet po rriten më ngadalë se në vitin 2022, kur ritmi arriti në 9.1% në Amerikë, 10.6% në Eurozonë dhe 10.4% globalisht.
Por duket se në një periudhë afatgjatë, inflacioni do të jetë i qëndrueshëm. Norma e Britanisë ka mbetur në nivelin 8.7% për dy muaj. Çmimet “bazë” amerikane, që përjashtojnë ushqimin dhe energjinë, janë 5.3% më të larta se një vit më parë, një normë që pothuajse nuk ka ndryshuar në gjashtë muajt e fundit.
Ju duhet një për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
<
p style=”box-sizing: border-box; margin: 0px 0px 15px; color: #001842; font-family: Arial, Helvetica, sans-serif; line-height: 23px; font-size: 17px;”>
Nëse inflacioni vazhdon të qëndrojë i lartë, efektet do të ndihen shpejt në tregjet financiare. Rritjet e vazhdueshme të çmimeve nuk prekin të gjitha llojet e aseteve në mënyrë të barabartë, kështu që do të kërkohet rivlerësim relativ.
Por këto fitime dhe humbje të njëhershme nuk do të jenë pasoja e vetme. Në ekonominë reale, inflacioni ul besimin duke rishpërndarë pasurinë vazhdimisht dhe në mënyrë arbitrare. Në sektorin financiar, kjo dinamikë është më pak e dukshme, por po aq dëmtuese.
Bankat qendrore vazhdojnë të jenë të bindura se do ta kthejnë inflacionin në objektivat e tyre, që zakonisht janë 2%. Megjithatë, shumë në Wall Street janë skeptikë. Jean Boivin, i cili drejton krahun e kërkimit të BlackRock, kompanisë më të madhe të menaxhimit të aseteve në botë, e tha troç mendimin e tij.
“Bankat qendrore gjithmonë mund ta kthejnë inflacionin në nivelin 2%, nëse vërtet e dëshirojnë këtë, por tani kjo gjë do të kërkonte një shtrëngim shumë të madh të kërkesës që nuk mund të përballohet dot”. Ai beson se objektivi duhet të vendoset rreth nivelit 3-4%. Demet e inflacionit
Richard Clarida, nënkryetar i Rezervës Federale nga viti 2018 deri në 2022, ka një pikëpamje të ngjashme. “Rezerva Federale e zotit Powell… në fund do të arrijë normën e inflacionit që dëshiron”, shkroi ai së fundmi. “Por mund të jetë mbi nivelin 2%, ndoshta 2.8% ose 2.9%”.
Janë të vogla gjasat që politikëbërësit monetarë të pranojnë haptazi se do të tolerojnë një inflacion mbi 2%. Sa herë që kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, pyetet për këtë mundësi, ai e mohon me vendosmëri.
Një ndryshim i tillë qëndrimi, veçanërisht duke pasur parasysh se çmimet tashmë po rriten shumë më shpejt se 2%, do të dëmtonte menjëherë besueshmërinë e Rezervës Federale: sepse, nëse objektivi mund të shpërfillet një herë, përse jo sërish?
Megjithatë, bankat qendrore duhet të luftojnë me forca të frikshme që do të rrisin çmimet, duke kufizuar ofertën dhe duke rritur kërkesën. Prirjet demografike po zvogëlojnë fuqinë punëtore në pjesën më të madhe të vendeve të pasura, gjë që mund të çojë në mungesë të fuqisë punëtore.
Brishtësia e zinxhirëve të furnizimit global, të cenuar nga pandemia Covid-19, lufta në Ukrainë dhe shtrëngimi i tregtisë kino-amerikane, i ka nxitur vendet që t’i përqendrojnë këta zinxhirë në nivel lokal. Për sa i përket kërkesës, shpenzimet më të larta të mbrojtjes, investimet e nevojshme për të ulur emetimet e gazrave serrë dhe kostot e kujdesit për popullatën në plakje, janë të gjitha me rëndësi thelbësore. Demet e inflacionit
Duke i rritur jashtëzakonisht shumë normat e interesit, përcaktuesit e normave mund ta shtypin mjaftueshëm kërkesën në pjesë të tjera të ekonomisë, për të ulur inflacionin në nivelin 2%. Por skeptikët argumentojnë se duke pasur kaq shumë faktorë strukturorë në lojë, që i rrisin çmimet, kjo do të shkaktonte një dëm ekonomik të patolerueshëm nga ana politike.
Dhe sa më gjatë që të mbetet inflacioni mbi objektivin, aq më shumë rriten edhe pritshmëritë për rritje të çmimeve në të ardhmen, të cilat më pas mund të bëhen realitet. Kështu pra, bota mund të ketë hyrë në një regjim ku bankierët qendrorë thjesht flasin për objektivat e inflacionit, por u shmangen masave të rënda për t’i realizuar ato. Me fjalë të tjera, niveli 2% mund të përfundojë duke u kthyer në 4%.
Një tjetër rritje çmimesh
Një ose dy pikë përqindje shtesë në normën vjetore të inflacionit, mund të mos duket shumë. Por ndikimi në kthimin e investimeve është i madh. Nëse blini një bono qeveritare dhjetëvjeçare kur inflacioni është 2%, kapitali që do të rimbursohet, do të jetë me vlerë sa 82% e vlerës fillestare.
Kur inflacioni është 4%, kjo shifër bie në 68% (shih grafikun 1). Në një periudhë më të gjatë, hendeku bëhet edhe më i gjerë. Kapitali i një bonoje 30-vjeçare, kur të rimbursohet, do të jetë me vlerë sa 55% e vlerës fillestare nëse inflacioni është mesatarisht 2% gjatë asaj kohe. Me inflacion 4%, ai do të vlejë sa 31% e vlerës fillestare.
Por erozioni i vlerës së kapitalit dhe interesit fiks, nuk është e vetmja mënyrë se si inflacioni më i lartë ndikon në investimet në bono. Rritja e çmimeve nxit pritshmëritë se bankat qendrore do të rrisin normat e interesit, gjë që, nga ana tjetër, i shtyn yield-et në tregun e bonove në përputhje me këto pritshmëri. Çmimet e bonove ndjekin një prirje të kundërt me yield-et: pra, kur yield-et rriten, çmimet bien.
Shkalla e këtij efekti të dytë do të varej nga kohëzgjatja e bonos. Nëse tregjet mendojnë se bankat qendrore janë të përgatitura për të toleruar një inflacion paksa të ngritur, ata do të hamendësojnë se do të ketë më pak rritje të normave në të ardhmen e afërt, jo më shumë. Demet e inflacionit
Kjo pritshmëri do të nxiste uljen e yield-eve afatshkurtra dhe rritjen e çmimeve. Ndërkohë, përveç pritshmërisë për norma më të larta, paqëndrueshmëria dhe pasiguria e shkaktuar nga inflacioni më i lartë, do të rriste “primin e afatit” (zhargoni financiar për yield-in shtesë që kërkojnë huadhënësit afatgjatë, në këmbim të ndërmarrjes së një rreziku më të madh).
Efekti i përgjithshëm do të ishte që, gjatë përshtatjes fillestare, portofolat e bonove me kohëzgjatje më të shkurtra, do të performonin më mirë se ato me maturime më të gjata.
A mund të ofrojnë më shumë mbrojtje bonot e lidhura me inflacionin? Në teori, po, megjithëse në praktikë nuk ka mjaftueshëm prej tyre. Për shembull, bonot e thesarit të lidhura me inflacionin, përbëjnë vetëm 8% të totalit.
Dhe madje edhe këto mund të performojnë keq nën një inflacion që nuk është thjesht i lartë, por edhe i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm, nëse kjo paqëndrueshmëri shkakton luhatje të mëdha në yield-et reale. Demet e inflacionit
Viti i kaluar ishte një rast i tillë. Yield-et reale u rritën krahas inflacionit, duke dëmtuar vlerën e bonove të lidhura me inflacionin. Një indeks i bonove të thesarit të lidhura me inflacionin, i përpiluar nga Bloomberg, ra me 12% gjatë vitit.
Në pamje të parë, aksionet janë mjeti më i përshtatshëm për të përballuar periudhat e inflacionit të lartë. Ata e marrin vlerën nga fitimet e kompanive dhe nëse çmimet rriten në të gjithë ekonominë, edhe fitimet në total, duhet të rriten gjithashtu.
Supozoni se inflacioni qëndron i ngritur, por i qëndrueshëm dhe ekonomia përparon, thotë Ed Cole nga kompania Man Group. Normalisht, menaxherët duhet të jenë në gjendje të përgjigjen, duke kontrolluar kostot dhe duke përshtatur çmimet. Dhe në çdo rast, “aksionet janë ‘përbindësha’ nominalë. Nëse shifrat rriten, të gjithë përgëzojnë veten”.
Në planin afatgjatë, këtë e mbështesin edhe të dhënat e përpiluara nga tre akademikë, Elroy Dimson, Paul Marsh dhe Mike Staunton, për Inventarin Global të Kthimit të Investimeve nga Credit Suisse. Globalisht, midis viteve 1900 dhe 2022, aksionet e mposhtën inflacionin, duke arritur një kthim real vjetor prej 5%.
Por ka një kleçkë: sa më shumë që rritet inflacioni, aq më pak i qëndrueshëm ka prirjen që të jetë ai. Marrim si shembull inflacionin e çmimeve të konsumit në Amerikë që në vitin 1913, kur filluan të regjistrohen të dhënat zyrtare.
Në vitet kur çmimet u rritën me 0% deri në 5%, norma mesatare e inflacionit për 12-mujorin e ardhshëm, ishte me një diferencë prej 1.8 pikë përqindje më pak ose më shumë se viti paraardhës. (Pra, një vit me inflacion 2%, ndiqej mesatarisht nga një vit me inflacion 0.2% deri në 3.8%).
Kur çmimet u rritën midis normës 5% dhe 10%, ndryshimi mesatar për vitin pasardhës shkonte në 3.8 pikë përqindje. Inflacioni prej 4% do të linte pak hapësirë për gabime.
Çmime të kripura
Një paqëndrueshmëri e tillë është shumë më e vështirë për t’u përballuar nga bizneset. Zoti Cole përmend si shembull industritë me kosto të larta fikse, si kontraktimi i jashtëm, shërbimet komerciale dhe ndërtimi, ku firmat nuk kanë shumë mundësi për të shkurtuar faturat e pagave.
Nëse këto kosto rriten, në përputhje me inflacionin, por të ardhurat përshtaten më ngadalë, inflacioni i paqëndrueshëm mund të shkaktojë luhatje të mëdha në marzhe dhe fitime.
Për më tepër, gjatë periudhave individuale të inflacionit të lartë, shembulli historik është më pak ngushëllues për aksionerët. Midis periudhës 1900 dhe 2022, në vitet kur inflacioni u rrit mbi 7.5%, kthimi mesatar real i aksioneve shkoi nga pozitiv në negativ. Demet e inflacionit
Edhe kur inflacioni ka qenë më i ulët se ky nivel, ai zakonisht ka shkaktuar uljen e kthimeve reale nga aksionet. Me fjalë të tjera, megjithëse aksionet priren të tejkalojnë inflacionin në terma afatgjatë, në një periudhë afatshkurtër, ato nuk ofrojnë një mbrojtje të mirëfilltë ndaj tij.
Asetet reale do të performonin shumë më mirë nëse inflacioni mbetet i lartë (shih grafikun 2). Prona dhe infrastruktura gjenerojnë flukse të ardhurash, në formën e qirave dhe tarifave të përdorimit, të cilat shpesh rriten në përputhje me inflacionin, ose madje mund të lidhen edhe kontraktualisht me të.
Meqenëse oferta e këtyre aseteve është e kufizuar, çmimet e tyre reale gjithashtu kanë të ngjarë të rriten, pasi investitorët kërkojnë asete që mbartin njëfarë mbrojtje ndaj inflacionit.
Kjo është e vërtetë edhe për mallrat. Kjo klasë asetesh historikisht ka ecur edhe më mirë në terma realë, sesa aksionet. Në vitet kur inflacioni kalon nivelin mesatar, kthimi real shtesë i një portofoli të larmishëm të kontratave të paracaktuara të mallrave, në raport me likuiditetin, ka qenë mesatarisht 11.4%.
Kjo klasë asetesh madje performon mirë edhe kur inflacioni i lartë kombinohet me rritje të ulët ose negative, duke arritur kthime shtesë prej rreth 10% në vite të tilla “stagflacioniste”.
Problemi me të gjitha këto asete fizike është vështirësia për të investuar në to. Vlera totale e të gjitha kontratave të paracaktuara të mallrave është më pak se 500 miliardë dollarë, sa rreth 1% e asaj të bursave të Amerikës. Nëse investitorët dynden masivisht drejt tyre, ata do t’i rrisin çmimet mjaftueshëm, duke e bërë të kotë përpjekjen.
Për më tepër, infrastruktura mbizotërohet nga menaxherët e investimeve private, të cilët kanë prirjen të përqendrohen te shitjet për investitorët e mëdhenj institucionalë, si fondet e pensioneve dhe fondet universitare. Individët, nga ana tjetër, e kanë të vështirë për të blerë asete të tilla, pavarësisht se ato duken joshëse, në një botë me inflacion të lartë.
Shitësit e tjerë që pritet të përfitojnë nga lëkundjet në tregjet financiare janë menaxherët aktivë të aseteve. Ata kaluan një kohë të vështirë gjatë viteve me norma të ulëta interesi që pasuan krizën financiare 2007-’09.
Të dhënat e përpiluara nga firma kërkimore Strategas Securities tregojnë se në çdo vit nga 2010 deri në 2021, shumica e menaxherëve aktivë që masin performancën e tyre kundrejt indeksit të aksioneve S&P 500 nuk arritën performancën e dëshiruar. Demet e inflacionit
Një mangësi e tillë nuk vihet re vetëm në Amerikë. Firma kërkimore S&P Global llogarit se në dhjetë vitet deri në 2022, 90% e menaxherëve aktivë europianë kanë nxjerrë kthime më të këqija fitimi në raport me tregun e gjerë.
Kjo shpjegohet nga një aritmetikë e thjeshtë. Ecuria e përgjithshme e tregut është mesatarja e secilit investitor, gjë që e bën tejkalimin e indeksit një çështje “me shumën zero”. Përveç kësaj, menaxherët aktivë ngarkojnë tarifa (shpesh 1-2% ose më shumë në vit), gjë që ul performancën e tyre mesatare, kështu që në total, ata kanë të ngjarë të kenë performancë më të dobët.
Megjithatë, edhe duke marrë parasysh këtë, vitet e normave të ulëta të interesit dhe tregjeve të vrullshme, ishin të vështira për grumbulluesit e aksioneve. “Nëse gjithçka rritet, nuk ka rëndësi sa aftësi keni”, thotë Luke Ellis, shefi i kompanisë Man Group.
Në të kundërt, rikthimi i inflacionit të lartë dhe paqëndrueshmëria që ai sjell, i lejojnë investitorët e aftë të performojnë më mirë se zakonisht. Në veçanti, “shpërndarja” ose dallimet e mëdha në performancë midis aseteve të ndryshme, u jep menaxherëve aktivë mundësinë për të provuar vlerën e tyre. “Nëse shumë njerëz përjetojnë një periudhë të vështirë, kjo nuk do të thotë se mungojnë mundësitë e mira”, thotë zoti Ellis.
Megjithatë, edhe zoti Ellis nuk mendon se “papritmas, 70% e menaxherëve aktivë do të tejkalojnë indeksin”. Shumë do të bien në një gjendje të vështirë për shkak të kushteve makroekonomike të reja me të cilat nuk u është dashur të përballen më parë.
Ndërsa klientët e tyre do të përshtaten vetëm gradualisht me efektet shkatërrimtare që ka inflacioni mbi pasurinë. Jeremy Grantham, menaxher veteran i fondeve, kohët e fundit shprehu habinë që menaxherët e parave nuk kanë filluar ende të rregullojnë në mënyrë rutinë grafikët e performancës së aksioneve për inflacionin, siç ishte e zakonshme në vitet 1970 dhe 1980.
Duke e bërë këtë, shifrat duken shumë më të këqija. Nominalisht, indeksi S&P 500, ra me 19% në vitin 2022, por ai do të duhej të rritet me më shumë se 30% gjatë këtij viti, për të rimëkëmbur humbjet në terma realë.
Dhe ndërsa investitorët vërejnë se pjesët e kursimeve të tyre po hahen nga inflacioni, do ta kenë shumë më të vështirë që të paguajnë menaxherët e tyre të fondeve me disa pikë përqindje.
Ashtu siç ndodh në ekonominë reale, që inflacioni i shtyn konsumatorët të dyshojnë se firmat po përpiqen të rrisin fitimet në kurriz të tyre, edhe në ekonominë financiare, inflacioni do të bëjë që investitorët me pakicë dhe ata institucionalë, të armiqësohen ndaj personave që menaxhojnë paratë e tyre.
Sheqeri dhe çmimi
Një fitues i papritur nga inflacioni i lartë i qëndrueshëm argumenton Martin Jaugietis nga kompania BlackRock mund të jenë skemat e pensioneve me përfitime të parapërcaktuara, të cilat në Amerikë mbajnë asete me vlerë rreth 17 trilionë dollarë.
Skema të tilla investojnë pagesa të rregullta nga punëtorët dhe punëdhënësit e tyre, në këmbim të premtimit për të ardhura të përcaktuara në formë pensioni (zakonisht një përqindje fikse e pagës përfundimtare të punonjësit).
Shëndeti financiar përcaktohet nga “raporti i financimit” ose vlera e aseteve të tyre në raport me vlerën e tanishme të pagesave të ardhshme që duhet t’u bëjnë pensionistëve. Me rritjen e normave të interesit, kjo vlerë aktuale tkurret, pasi skemat mund të blejnë bono me yield më të lartë, duke bllokuar flukset monetare që do të ndihmojnë në pagimin e detyrimeve të ardhshme.
Kështu, nëse asetet e tyre nuk bien shumë, normat më të larta nominale të interesit të shkaktuara nga inflacioni i vazhdueshëm do të ishin pozitive për skemat me përfitime të përcaktuara. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ato amerikane, thotë zoti Jaugietis, pasi ato zakonisht nuk i rrisin pagesat për pensionistët, në përputhje me inflacionin.
Në vitin 2022, raportet e financimit të skemave amerikane u përmirësuan ndjeshëm, ndërsa inflacioni dhe normat e interesit u rritën, pavarësisht rënies së çmimeve të aseteve. Edhe në Britani, ku pagesat e pensionit priren të lidhen më ngushtë me inflacionin, raportet e financimit u rritën.
Megjithatë, ashtu si në ekonominë reale, për çdo fitues nga inflacioni, ka edhe nga një humbës. Në këtë rast, do të dalin të humbur punëtorët që kanë kontribuar në skemat me përfitime të përcaktuara që nuk janë të lidhura me inflacionin.
Për shembull, pas dhjetë vjetësh me inflacion 4%, dikush që priste të dilte në pension me të ardhura 50,000 dollarë në vit, do të pësonte një rënie të këtyre të ardhurave me rreth një të tretën. Në fakt, kjo do të shkaktonte reduktim arbitrar të pasurisë së anëtarëve të këtyre skemave.
Shumë pensionistë do të ishin në të njëjtin pozicion si punëtorët që nuk përfitojnë rritje pagash me të njëjtin ritëm me rritjen e inflacionit, dhe do të dëmtoheshin po aq.
Kategoria e fundit e pjesëmarrësve në tregjet financiare që mund të mirëpresin inflacionin më të lartë, janë qeveritë. Në të gjithë botën, barra e tyre e borxhit është rritur, së pari si pasojë e krizës financiare të viteve 2007-’09 dhe më pas gjatë pandemisë Covid-19, ku vendet e pasura shpenzuan 10% të PBB-së së tyre totale.
Kriza energjetike e Europës ka shkaktuar edhe më shumë shpenzime. Gjashtë shtete nga grupi G7 i ekonomive të mëdha dhe të zhvilluara të botës, kanë raporte bruto të borxhit qeveritar ndaj PBB-së, mbi nivelin 100%; vetëm Gjermania e ka më të ulët.
Mënyrat e vetme për të hequr qafe këto grumbuj të mëdhenj borxhesh, përveç inflacionit, janë rritja shumë e vrullshme ekonomike, rritja e taksave ose shkurtimet e shpenzimeve. E para nuk ka gjasa të ndodhë, ndërsa të tjerat janë politikisht të dhimbshme. Kështu që qeveritë mund të gëzojnë në heshtje, pasi vlera reale e borxhit të tyre, është ulur për shkak të inflacionit.
Megjithatë, duke e bërë këtë, ata rrezikojnë të armiqësojnë dy grupe. Njëri janë votuesit, kursimet e të cilëve humbasin fuqinë blerëse. Rreziku më i menjëhershëm vjen nga tregu i bonove. Investitorët në borxhin sovran do të jenë shumë të vetëdijshëm se inflacioni po pakëson kthimet e tyre.
Ata do të jenë shumë më të vëmendshëm ndaj deklaratave fiskale të qeverive, në pritje të shenjave se më e keqja nuk ka ardhur ende.
Vendet e tregjeve në zhvillim janë mësuar me këtë trajtim dhe me luhatjet e egra në kostot e huamarrjes dhe kursin e këmbimit. Por për vendet e pasura, përshtatja do të ishte e dhimbshme.
Një shembull i tillë ishte afrimi i Britanisë pranë katastrofës ekonomike në muajin shtator, kur një buxhet tejet inflacionist dhe i papërgjegjshëm, i rriti së tepërmi yield-et e gilt-eve dhe shkaktoi rënien e theksuar të monedhës paund. Qeveritë që humbasin besimin e huadhënësve, i pret një rrugë e vështirë.
Mund të duket e tepruar ideja se bankat qendrore do të lejojnë në heshtje shpërthimin e inflacionit, duke gërryer kështu qëndrueshmërinë dhe besimin e shoqërisë. Por po të studioni historinë në shekullin e kaluar, do ta keni të vështirë të gjeni një shembull të rritjes së inflacionit aq sa në vitin 2022, dhe më pas rikthimin e tij nën kontroll, në mënyrë të menjëhershme.
Masat e nevojshme për ta arritur këtë, do të ishin shumë të rënda. Brezi i investitorëve që po mëson për herë të parë si të përballet me inflacionin e lartë, mund të ketë mjaftueshëm kohë për ta studiuar.
Burimi : Revista Monitor
Link: https://www.monitor.al/inflacioni-eshte-po-aq-demtues-per-investimet-sa-edhe-per-ekonomine-2/
Views: 37