PA FATURE SKA KARBURANT
PA FATURE SKA KARBURANT. Tatimet: “PA FATURË, S’KA KARBURANT”, operatorët të zbatojnë fiskalizimin.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka njoftuar tatimpaguesit që operojnë në sektorin e tregtimit të hidrokarbureve dhe tregëtojnë me shumicë dhe/ose pakicë naftë apo nënprodukte të saj dhe gaz natyror të lëngshëm (GNL), në të gjitha format e tregëtimit, se dokumentimi i shitjes së sasisë së naftës bruto, produkteve të naftës dhe GNL do të bëhet vetëm me faturë të lëshuar në përputhje me përcaktimet e kuadrit ligjor në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit.
Me qëllim qartësimin e procedurave të faturimit në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron si vijon:
Ju duhet një për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Fiskalizimi i faturave pa para në dorë
Për të gjitha furnizimet pa para në dorë, të cilat sipas detyrimit ligjor paguhen vetëm nëpërmjet sistemeve bankare, subjektet që operojnë në fushën e hidrokarbureve duhet të instalojnë dhe të përdorin një zgjidhje të përshtatshme softëerike ose të certifikojnë sistemet e tyre fiskale nëse aktualisht kanë krijuar një të tillë. (PA FATURE SKA KARBURANT)
Kujdes: Detyrimi ligjor për të lëshuar faturë elektronike për të gjitha furnizimet pa para në dorë ka filluar më datë 1 korrik 2021.
Faturat elektronike (e-fatura) pa para në dorë lëshohen në të gjitha rastet e funizimeve me shumicë (shitjet nga Sh.a drejt sh.p.k.-ve), në rastin e shitjes fillestare të tollonave, në rastin e faturave përmbledhëse për shitjet me kartën e kompanisë dhe në të gjitha rastet kur fatura paguhet me bankë.
Në rastin e shitjes së tollonave, shoqëritë e hidrokarbureve duhet të lëshojnë faturat dhe t’i fiskalizojnë ato në momentin kur lëshohet tolloni. Është shumë e rëndësishme që kjo faturë që dokumenton shitjen e tollonit të lëshohet dhe fiskalizohet e para.
Nëse kompanitë që operojnë në tregun e hidrokarbureve shpërndajnë karta për blerje të vazhdueshme karburanti, në këto raste dokumentimi i totalit të blerjeve dokumentohet me faturë përmbledhëse të lëshuar për një periudhë jo më të madhe se një muaj.
Kur furnizimi i mallrave paguhet me kartën e kompanisë të tatimpaguesit, të lëshuar nga tatimpaguesi që furnizon mallrat, shitësi lëshon dhe fiskalizon faturën dhe informacioni identifikues i blerësit duhet të vendoset në faturë (NIPT-i, emri/emri dhe mbiemri).
Kujdes:Ky lloj furnizimi nuk duhet të konfondohet me kartat që kompanitë lëshojnë me qëllim ofrimin e uljeve të cmimit apo dhurata të tjera për klientët e rregullt. Nëse furnizimi me kartë nuk është i vazhdueshëm fatura e fiskalizuar lëshohet në momentin e përdorimit të kartës.
Tregtimi i karburanteve nga magazina doganore/fiskale në pikat e tregtimit me pakicë kryhet në çdo rast nëpërmjet lëshimit të një fature elektronike, e cila shoqëron transportin e sasisë së karburantit të shitur. (PA FATURE SKA KARBURANT)
Në momentin e daljes së karburantit nga magazina doganore/fiskale, përveç faturës elektronike, për qëllim të monitorimit të qarkullimit të lëngut tatimpaguesi duhet të lëshojë dhe fiskalizojë dokumentin transportit i cili lëshohet nga pajisja elektronike e lidhur me KDE-në menjëherë pas transferimit automatik të të dhënave për karburantin e qarkulluar, dokument i cili duhet të lidhet me NSLF e faturës elektronike të lëshuar më parë. Disa dokumente transporti mund të lidhen me një faturë të vetme elektronike ku totali i të gjithë dokumenteve të transportit duhet të jetë i barabartë me sasinë e karburantit në faturën elektronike me të cilën lidhen.
Subjekti transportues i karburantit, pas daljes nga magazina doganore/fiskale, qoftë thjesht subjekt transportues, vetë blerësi apo shitësi, detyrohet të mbajë të bashkëngjitur me faturën elektronike edhe dokumentin e transportit që i përket karburantit që po transportohet.
Fiskalizimi i shitjeve të karburantit me para në dorë
Për shitjet me pakicë të kryer për një konsumator final, një faturë duhet të lëshohet dhe fiskalizohet dhe të përmbajë elementët e përcaktuar në Ligjin Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar (më tej “Ligji”).
Pajisjet fiskale ekzistuese, janë të destinuara për lëshimin e faturave vetëm për transaksione që kryhen me para në dorë. Kuponi i lëshuar nga këto pajisje nuk zëvendëson faturën tatimore dhe nuk duhet të konfondohet me faturën elektronike (e-invoice).
Ligji ka parashikuar shprehimisht se, shkëmbimi i të dhënave të pajisjeve fiskale ekzistuese do të bëhet nëpërmjet serverit të ndërmjetëm në sistemin e fiskalizimit në kohë reale, zhvillim i cili po behet ose duhet të bëhet dhe plotësohet nga tregtuesit e këtyre pajisjeve.
Aktualisht, shoqëritë e autorizuara që kanë tregtuar pajisjet fiskale të karburanteve kanë përmbushur detyrimin për të mundësuar transmetimin në kohë reale të faturave edhe nga pajisjet fiskale ekzistuese të tregtuara. (PA FATURE SKA KARBURANT)
Referuar sa më sipër, shoqëritë e tregtimit të karburanteve me pakicë mund të zgjedhin të vijojnë bashkëpunimin me shoqëritë që i kanë pajisur me kasë fiskale ose të zgjedhin të lidhin sistemin elektronik të karburantit me një zgjidhje të re softëerike të çertifikuar për dokumentimin e transaksioneve me para në dorë.
Kusht i rëndësishëm për tu patur në konsideratë është se, aktualisht ndryshojnë vetëm modalitetet e raportimit të faturës dhe jo detyrimet e tjera ligjore. Në këto kushte, të gjitha pikat e shitjes me pakicë të karburanteve duhet të pajisen me dispensera që operojnë vetëm nën regjimin automatik dhe nën kontrollin e sistemit fiskal (i përbërë nga kontrolleri i dispenserit elektronik dhe pajisja fiskale) të lidhur detyrimisht me një zgjidhje softëare-ike të certifikuar.
Çdo dispenser i karburantit, përfshirë dhe ata të GNL, detyrimisht duhet të jetë i lidhur me sistemin fiskal të sipërpërmendur. Furnizimi me karburant duhet të jetë i lidhur me regjistrimin automatik të shitjeve dhe duhet të punojë nën rregullin e detyrueshëm “PA FATURË, S’KA KARBURANT”.
Është detyrim ligjor që çdo dispenser të jetë i lidhur me pajisjen elektronike për lëshimin e faturave me një zgjidhje softëare-ike të certifikuar, në datën e fillimit të efekteve të sistemit të fiskalizimit dhe monitorimit sipas afateve të ligjit.
#ndryshimeligjore#sherbimefiskale#konsulencafiskale#sherbimekontabiliteti#Bizneset#ekonomi#studiodicontabilità#konsulencabiznesi#karborantet#fiskalizimi#karborant#tatimetekonomist#llogari#softuer#zgjidhje#zgjidhjetsoftuerike#kasafiskale#kasa#fiskalizim ##mbajtjellogarish#faturaelektronike#fatura
Burimi: Revista Monitor
Views: 25