Fiskalizimi – Tatimet do kontrollojnë bizneset në kohë reale!
Fiskalizimi, do kontrollohen bizneset? Që prej 1 Janarit të këtij viti ka nisur një nga reformat më madhore të ndërmarra ndonjëherë nga Administrata Tatimore, Fiskalizimi. Ky sistem i ri, i cili ka krijuar një mekanizëm të mbikqyrjes në kohë reale, të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre pa para në dorë, ka sjellë për Administratën Tatimore kontroll efektiv dhe analizë të saktë e të thelluar të të dhënave tatimore, përfshirë këtu edhe kriteret e riskut.
Ju duhet një Ekonomiste për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Qasja e Administratës Tatimore është orientimi drejt një administrate inteligjente, duke ulur kontrollin e vizitave në terren dhe duke u përqëndruar më shumë nga kontrolli nga zyra.
Referuar zhvillimeve të reja që sjell ky ligj, Administrata Tatimore ju bën me dije procedurat që do të ndiqen bazuar analizës së Riskut. ( Fiskalizimi do kontrollohen bizneset )
- Analiza e të dhënave dhe trendit të tatimpaguesve në sektorët e ndryshëm të ekonomisë nëpërmjet monitorimit të shitjeve dhe raporteve financiare nga zyra duke mirëmenaxhuar burimet njerëzore;
- Vlerësimi i riskut për të gjithë tatimpaguesit do të vlerësohet dhe renditet me (i) risk të ulët (ii) të mesëm dhe (iii) të lartë, bazuar në raportet e të ardhurave, blerjet, shpenzimet, numrat e punonjësve dhe nivelet e pagave.
Tatimpaguesve me risk të ulët do t’u dërgohen njoftime që detajojnë shqetësimet tona dhe inkurajojnë përmirësimin e deklarimeve. Tatimpaguesit me risk të mesëm do të intervistohen për të inkurajuar përmirësimin e deklarimit të tyre.
Ndërkohë, për tatimpaguesit me risk të lartë kontrollet do të orientohen për periudha në bazë të analizës së riskut. Periudha e parë e cila aplikohet është 2 (dy) vjeçare dhe nëse nga gjetjet (kontrolli në vend) do të rezultojnë fenomene, ngjarje dhe perceptime të përsëritura, kontrolli do të zgjatet për një periudhë 5 (pesë) vjeçare bazuar në ligjin nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar.
Administrata Tatimore bën me dije se këto procedura janë në të njëjtën linjë dhe përputhje të plotë me rekomandimet nga FMN si dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, me të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bashkëpunime të ngushta.
Në përmbushje të detyrimeve të saj ligjore dhe funksionale, Administrata Tatimore ka marrë të gjitha masat për zbatimin dhe respektimin e dispozitave ligjore në fuqi. Ky proces, i cili vlerësohet shumë i rëndësishëm, duke i konsideruar tatimpaguesit si partner, kërkon edhe bashkëpunimin duke mbështetur reciprocikisht palët që janë të përfshira në zbatimin e ligjit.
Ju duhet konsulencë nga një ekonoimste per taksat apo për çdo çështje që mund t’ju interesoje kliko këtu :
Burimi : Revista businessmag
Link : https://businessmag.al/fiskalizimi-tatimet-do-kontrollojne-bizneset-ne-kohe-reale/
Views: 66