Kestet e tatim fitimit
Kestet e tatim fitimit : Tatimet u kujtojnë bizneseve të paguajnë këstet tremujore të tatim fitimit.
Administrata Tatimore rikujton të gjithë tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14.000.000 lekë, që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve se brenda datës 30 Shtator 2020 duhet të kryejnë pagesën e këstit tremujor të Tatimit mbi Fitimin për periudhat tatimore Korrik, Gusht, Shtator 2020.
Ju duhet konsulencë nga një ekonoimste për taksat dhe çdo çështje që mund t’ju interesoje kliko këtu :
Informacion të përditësuar mbi afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore mund të gjeni në https://www.tatime.gov.al/kalendar.php
Administrata Tatimore nxit të gjithë tatimpaguesit të tregojnë korrektesë në zbatimin e Legjislacionit Tatimor si dhe në deklarimin dhe pagesën brenda afateve të detyrimeve tatimore.
Llogaritja e kësteve mujore të paradhënieve
A. Kur tatimpaguesi e fillon veprimtarinë në vitin vijues, këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin llogariten duke u bazuar në deklaratën parashikuese për shumën e vlerësuar të tatimit mbi fitimin të bërë nga vetë tatimpaguesi, pjesëtuar me numrin e muajve të mbetur deri në fund të vitit, pa llogaritur këtu muajin e parë të regjistrimit. Kjo formulë llogaritjeje do të shërbejë edhe për përcaktimin e kësteve mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin për 3-mujorin e parë të vitit pasardhës.
Më pas, për 9-mujorin në vijim të vitit pasardhës (Prill-Dhjetor) këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin llogariten duke pasur të dhënat e deklaratës së fitimit të tatueshëm të vitit paraardhës.
B. Në rastin kur tatimpaguesi, në çdo kohë, gjatë periudhës tatimore, vërteton para organeve tatimore se tatimi mbi fitimin për këtë periudhë tatimore do të jetë, në mënyrë domethënëse, më i ulët se tatimi mbi fitimin në periudhën paraardhëse ose periudhën e dytë paraardhëse, atëherë organet tatimore pranojnë zvogëlimin e parapagimeve, sipas rregullave të vendosura me udhëzim të Ministrit të Financave.
Në rast se subjekti ka ulur këstet e parapagimit, të caktuara nga organi tatimor, dhe detyrimi tatimor vjetor për tatimfitimin, që rezulton nga bilanci, tejkalon parapagimin me më shumë se 10%, subjekti duhet të paguajë kamatëvonesa mbi diferencën ndërmjet detyrimit real vjetor dhe shumës së parapaguar gjatë vitit, sipas rregullave të vendosura me udhëzim të Ministrit të Financave.
C. Nëse organet tatimore vlerësojnë se tatimi mbi fitimin për periudhën vijuese tatimore do të tejkalojë me më tepër se 10 për qind tatimin mbi fitimin e periudhës së mëparshme tatimore, ato mund të rregullojnë në rritje parapagimet, në përputhje me tatimin mbi fitimin e vlerësuar prej tyre.
Ju duhet konsulencë falas nga një ekonomiste për çdo çështje që mund t’ju interesojë ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani!
Burimi : Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve
Views: 40