Në përgjithësi, leja e lindjes është 365 ditë kalendarike, përfshirë përiudhën minimale prej 35 ditës të lejes së zakonshme para dhe 63 pas lindjes së fëmijës.
Kur gruaja shtatzënë ka në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e parë bëhet 60 ditë duke e bërë lejen e lindjes 390 ditë në total. Pas periudhës 63 ditore pas lindjes gruaja vendos nëse do të kthehet në punë apo të përfitojë nga sigurimet shoqërore. Në rastin kur gruaja shtatzënë vendos të rikthehet në punë pas përiudhës 63 ditore të pas lindjes, ajo mund të zgjedhë ndërmjet dy opsioneve gjatë kohës që fëmija nuk ka mbushur moshën 1 vjeç:
leje të paguar prej dy orësh gjatë orarit normal të punës;, ose
kohëzgjatje të reduktuar të punës, për dy orësh, me të njëjtën pagë sikur të kishte punuar me kohë të plotë
Burimi: §104(1) & 105(2 & 3) i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015; §27(2) i Ligjt Nr. 7703/1993 për Sigurimet Shoqërore
Përfitimet e lejes së lindjes janë të paguara nga sistemi i Sistemi i Sigurimeve Shoqërore; i financuar nga kontributet e punëdhënësve dhe punonjësve të siguruar. E ardhura për barrëlindje në Shqipëri janë tre llojesh:
1) E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.
2) Gruaja e siguruar, që me vendim të komisionit mjekësor kompetent ndryshon vendin e punës për arësye shtatzënësie, ka të drejtë të përfitojë kompensim të ardhurash për pakësimin që pëson nga ndryshimi i vendit të punës.
Ky kompensim jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo më pak se 12 muaj.
3) Shpërblim për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i një fëmije që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribut për një vit para lindjes së fëmijës. Shpërblimi do të bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë përparësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar.
Periudha e përfitimit të të ardhurave për barrëlindje është 365 ditë kalendarike. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike.
E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:
a) 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;
b) 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën tjetër në vazhdim. E ardhura për barrëlindje për gratë ekonomikisht aktive është e barabartë me nivelin bazë të pensionit të pleqërisë.
Burimi: §27, 28 & 29 i Ligjt Nr. 7703/1993 për Sigurimet Shoqërore
PËRKUJDESJE MJEKSORE FALAS
Gruaja, gjatë periudhës së shtatzënisë, në marrëveshje me punëdhënësin, ka të drejtë për leje të pagueshme për kryerjen e vizitave mjekësore, kur këto janë të nevojshme të kryhen gjatë orarit të punës. Nuk është e mundur të identifikohen parashikime për përkujdesjen mjeksore para dhe pas lindjes. Të gjitha shërbimet mjeksore janë gjithsesi falas. Personi i siguruar rimbursohet 35-100% të kostos së mjekimeve kryesore.
Ju duhet konsulencë falas nga një Ekonoimste për çdo çështje që mund t’ju interesojë ? Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Burimi: 105a(1) i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015 Rroga ime.al