PAGA MINIMALE 40000 LEKË
PAGA MINIMALE 40000 LEKE. Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, do të jetë 40 000 (dyzet mijë) lekë, e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj.
Ju duhet një Ekonoimste për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Vendimi për rritjen e pages, i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.
Ju duhet një Ekonomist që tju shpjegojë më hollësisht si funksionon deklarimi i pagës minimale, klikoni këtu : Ekonomisti Jone – Sun Consulting
Qeveria gjithashtu mori vendimin për t’u subvencionuar bizneseve koston shtesë të sigurimeve nga rritja e pagës me 40 mijë lekë, për çdo punonjës me pagë minimale ( Paga minimale 40000 leke). Kjo lloj mbështetjeje ka një rëndësi të veçantë për bizneset që kanë një numër të lartë të punësuarish. Mbështetja do të vijojë gjithashtu për vitet në vijim.
Po ashtu është vendosur që punonjësit e Ballshit të marrin një pagë të barabartë me pagën minimale për 6 muaj. Kjo mbështetje vjen si pjesë e paketave sociale të qeverisë në mbështetje të naftëtarëve.
Qeveria ka vendosur gjithashtu rritje të pagës prej 7% për të gjithë ushtarakët, nga ushtaraku bazë deri në gradat më të larta, e cila hyn në fuqi menjëherë nga data 1 mars.
Në të njejtën kohë, qeveria është duke hartuar një politikë të përgjithshme të rritjes së pagave dhe synimi është që në tre vitet e ardhshme të kemi paga sa më konkurruese me rajonin.
Sektori i prodhimit në vendin tonë vuan nga niveli i ulët i produktivitetit, ndaj rritja e pagës minimale në këto nivele rrezikon ta bëjë industrinë e fason jo konkurruese në këtë fazë që është nëse nuk behej kompensimi.
I përqendruar në punën me porosi, kryesisht për tregun italian të veshjeve, fabrikat e fasonit vuajnë nga fitimet e ulëta. Sektori nuk po arrin të ecë para me ciklin e mbyllur, të heqë varësinë me tregun italian dhe të bëje hapa para në teknologji.
Qeveria po rrit pagën minimale në shkallë vendi për të shërbyer si një nxitës në tregun e pagave, pasi niveli i u ulët i tyre është shkaku kryesor i emigrimit të fuqisë punëtore.
Tregu po sinjalizon rritje të pagave në tërësi. Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar pjesa e punonjësve me pagë minimale në totalin e të punësuarve u përgjysmua. Vetëm 15 për qind e të punësuarve marrin pagë minimale nga më shume se 30% në tremujorin e dytë 2022.
Mungesa e fuqisë punëtore po rrit pagat artificialisht në disa sektorë edhe pse produktiviteti mbetet i njëjtë. Shumë biznese në sektorin prodhues janë para presionit për të rritur pagat ose do të përballen me falimentin nëse nuk aplikojnë rritje.
Ekspertët pohojnë se rritja artificiale e pagës minimale, rrezikon të deformojë strukturën e pagave, pasi rritja do të ndodhë vetëm për nivelin e ulët të pagave por jo për nivelet e larta. Kjo politikë do të nxisë emigrimin e shtresës së mesme dhe profesionistëve.
Indeksi i Klimës së Biznesit i matur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë evidentoi se me 2021 mungesat në tregun e punës ishin shqetësimi kryesor i bizneseve, me përkeqësim gati 9 pikë në raport me vitin 2020. 78.7% e kompanive të anketuara pohuan se gjetja e stafit të kualifikuar në vend në vitin 2021 ishte e vështirë, ose shumë e vështirë. ( Paga minimale 40000 leke )
Burimi : kryeministria.al
https://www.kryeministria.al/paga-minimale-rritet-ne-40-000-leke/
Views: 72