Plotesimi i deklarates DIVA
Deklarata vjetore e të ardhurave, plotësohet nga individi që mbart detyrimin për të deklaruar. Plotesimi i deklarates DIVA
- Plotesimi i deklarates DIVA : Individi i cili ka detyrimin për të plotësuar e dorëzuar deklaratën individuale vjetore të të ardhurave personale, ka të drejtë të emërojë me prokurë, përfaqësuesin e tij ligjor për të plotësuar apo dorëzuar deklaratën e tij. ( Plotesimi i deklarates DIVA )
- Përfaqësuesi i individit deklarues është një person i përzgjedhur prej tij për ta përfaqësuar në lidhje me çështjet tatimore. Përfaqësuesi i individit, merr përsipër të drejta dhe detyrime të individit dhe administrata tatimore, është e detyruar të bashkëpunojë dhe operojë me të.
- Emërimi i një përfaqësuesi, nuk e shkarkon individin deklarues nga përgjegjësia tatimore. ( Plotesimi i deklarates DIVA )
Ju duhet Konsulencë nga një ekonoimste per taksat çdo çështje që mund t’ju interesoje kliko këtu : Ekonomsti Jone – Sun Consulting
Ai mbetet ligjërisht përgjegjës, për përmbushjen e detyrimeve tatimore të tij.
- Fakti që përfaqësuesi i individit, mund të bëjë një gabim në deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore, nuk e shkarkon këtë të fundit, nga përgjegjësia për gabimin.
Ju duhet konsulencë falas nga një ekonomiste ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Për t’u identifikuar si deklarues, si kod fiskal i individit shërben:
- numri i identifikimit personal, në letërnjoftimin e tij.
- për personin jorezident, nmuri i identifikimit personal, në letërnjoftimin e individit jorezident.
Deklarata përmban të dhëna për:
- të ardhurat bruto,
- shpenzimet e zbritshme të kryera,
- tatimet e paguara, gjatë periudhës tatimore (viti kalendarik)
Modeli dhe përmbajtja e Deklaratës
Modeli i formularit të Deklaratës Individuale Vjetore të të ardhurave, miratohet me udhëzim nga Ministri i Financave. Më poshtë do të gjeni modelin e miratuar të deklaratës (Formulari D1 dhe D2):
Modeli i Deklaratës (Formulari/D1):
Deklarata individuale vjetore e të ardhurave
Modeli i Deklaratës (Formulari/D2):
Deklarata individuale vjetore e të ardhurave për individët e huaj
- Në pjesën e parë të deklaratës,shënohet periudha tatimore që lidhet me vitin kalendarik, në të cilin individi ka përftuar të ardhurat, si dhe të dhëna identifikuese të tij.
- Në pjesën e dytë, paraqiten të dhënat që mundësojnë llogaritjen e tatimit, konkretisht:
Të ardhurat bruto (Plotësimi i deklaratës (DIVA))
- Të ardhurat bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, plotësohet për totalin e pagave dhe shpërblimeve, që deklaruesi përfiton nga të gjitha marrëdhëniet e punësimit gjatë periudhës tatimore.
- Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesmarrje në shoqëritë tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit, do të plotësohet, për shumën e dividentit që deklaruesi përfiton, nga të gjitha pjesmarrjet e tij në shoqëritë tregtare, apo veprimtaritë e biznesit.
- Të ardhurat bruto nga qiratë, do të plotësohet për totalin e të ardhurave bruto që individi realizon nga dhënia me qira e një ose disa objekteve.
Sqarim:
Në rastin e qiradhënies midis dy individëve perfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 15% të të ardhurave të realizuara, jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa. Për këtë qëllimi shërben formulari:
Deklaratë e tatimit mbi të ardhurat nga burime të tjera
- Fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtëshme (toke, ndertese) në pronësi të deklaruesit, do të plotësohet për fitimin kapital te realizuar.
Vlera në shitje e pasurisë së paluajtshme, përcaktohet në kontratën e noterizuar të shitjes, e cila është firmosur nga palët (shitësi dhe blerësi).
Fitimi kapital është i barabartë me diferencën e çmimit të shtijes me çmimin e blerjes së pasurisë së paluajtëshme.
- Të ardhurat bruto nga interesat bankare, do të plotësohen për totalin e të ardhurave nga interesat bankare që individi ka përfituar, gjatë periudhës tatimore.
- Fitimi kapital neto i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtëshme do të plotësohet për totalin e fitimeve të realizuara nga investimet në tituj, shitje aksionesh, e pasuri të paluajtëshme, përvec se tokë e ndërtesë
Me termin “fitim kapital i realizuar” kuptohet diferenca ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë.
Në rastin e shitjes së aksioneve,vlera e tatueshme është diferenca midis të ardhurave nga shitja e aksioneve me vlerën nominale ose të blerjes aksioneve.
- Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojra të tjera të fatit, do të plotësohet për totalin e shumave bruto të fituara nga lotaritë apo lojra të tjera të fatit.
- Të ardhura bruto nga pasuri intelektuale liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike, do të plotësohet për totalin e të ardhurave bruto nga të gjitha, sa përshkruar më sipër.
- Fitimet kapitale nga dhurimi, do të plotësohet për shumën e fitimeve kapitale të realizuara nga dhurimi. Për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë nëpërmjet dhurimit, transaksioni konsiderohet i tatueshëm dhe për efekt të llogaritjes së detyrimit tatimor, do të veprohet si në rastin e kalimit të së drejtës së pronësisë, tokë dhe ndërtesë, nëpërmjet aktit të shitjes.
- Të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të plotësohet për totalin e të ardhurave bruto, të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
- Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart, do plotësohet për totalin e të ardhurave bruto të tjera, të cilat nuk janë të përfshira në të ardhurat e sipërshënuara.
Shpenzime të zbritshme
- Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë, për shkollim për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, do të plotësohet për shumën e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, nga banka brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
- Shpenzimet për mjekim për vete, apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, do të plotësohet mbështetur në faturat e lëshuara nga institucionet shëndetësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për justifikimin e shpenzimeve për mjekim,sipas përcaktimeve në aktet nënligjore.
Tatimi i llogaritur për t’u paguar.
Llogaritet shuma e të ardhurave të tatueshme, për diferencën ndërmjet:
- shuma e të ardhurave bruto, me
- shuma e shpenzimeve të zbritshme.
Llogaritet shuma e tatimit, që rezulton nga shumëzimi i:
- të ardhurave të tatueshme, me
- shkallën tatimore 15%.
Tatime të paguara gjatë periudhës tatimore
Rubrikat të veçanta të deklaratës plotësohen me:
- tatime të paguara gjatë vitit kalendarik, llogaritur mbi të ardhurat bruto.
- tatimin e llogaritur e të paguar, mbi të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Repubikës së Shqipërisë.
- kreditimi i tatimit te huaj, është shuma në lekë e tatimit të huaj e paguar nga individët, për të ardhurat me burim nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në masën që këto të ardhura do të tatoheshin me shkallën tatimore 15%.
Tatimi i paguar tepër nga viti i mëparshëm dhe i parimbursuar, plotësohet për shumen e tatimit të paguar tepër, nga viti i mëparshëm dhe që rezulton i parimbursuar deri në ditën e deklarimit.
Kërkesë për rimbursim, plotësohet për shumën që kërkohet të rimbursohet.
Tatimi i paguar tepër (për rimbursim), plotësohet për diferencën nëse tatimi i paguar gjatë periudhës tatimore, është më i madh se tatimi i llogaritur sipas deklaratës .
Tatimi i detyrueshëm për t’u paguar, plotësohet për diferencën midis:
- shumës së tatimit të llogaritur sipas deklaratës, minus
- shumën e tatimit të paguar,
- minus tatimin e paguar tepër nga viti i mëparshëm dhe i parimbursuar.
Mënyra e deklarimit
Dorëzimi për:
- formularin D1 – Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave; (Plotësimi i deklaratës (DIVA))
- formularin D2 – Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave për Individët e Huaj,
kryhet nëpërmjet formës elektronike dhë është i disponueshëm në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Afati i deklarimit (Plotësimi i deklaratës (DIVA))
Individët rezidentë dhe individët jorezidentë, subjekt i deklarimit, dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave pranë administratës tatimore qendrore, jo më vonë se data 30 prill, e vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën bëhet deklarimi.
Ju duhet konsulencë falas nga një Ekonomiste?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Burimi : Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve
Views: 144