Regjistrimi fillestar i biznesit, ja të gjitha procedurat
Regjistrimi fillestar i biznesit. Për ti paraprirë mbylljes së aktivitetit nga një aksion që pritet të nisë në shtator kundër informalitetit, bizneset e vogla po hasin në vështirësi për shkak se, nuk kanë dijeni për procedurat dhe vendet ku kryhet regjistrimi.
Ju duhet një Ekonoimste për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Ja procedura që duhet ndjekur për regjistrim:
Aplikimi për regjistrimin fillestar mund të bëhet në sportelet e QKR-së në Tiranë ose në sportelet e shërbimit, të vendosura në bashki. Lista e bashkive dhe e vendndodhjeve të tyre është e publikuar në këtë faqe zyrtare të internetit të QKR-së (www.qkr.gov.al.)
Një aplikim mund të bëhet në një sportel shërbimi të QKR-së, pavarësisht nga selia apo vendi i ushtrimit të veprimtarisë së subjektit që kërkon regjistrimin.
Ju duhet një Ekonomist që tju shpjegojë më hollësisht si funksionon regjistrimi fillestar i biznesit, klikoni këtu : Ekonomisti Jone – Sun Consulting
Çfarë duhet për regjistrimin fillestar? ( Regjistrimi fillestar i biznesit )
I. Formulari i aplikimit
Për të filluar një regjistrim, një aplikanti i duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Përpara se të plotësohet formulari i aplikimit, aplikanti duhet të dijë informacionin e mëposhtëm:
- Formulari i aplikimit është specifik për lloje të ndryshme entitetesh që aplikojnë (persona fizikë që bëjnë biznes apo kompani). Prandaj, aplikanti duhet të sigurohet që ai/ajo e di, nëse aplikimi do të jetë për një person fizik, i cili do regjistrohet për të kryer biznes apo për një kompani si dhe llojin e kompanisë. informacion mbi kërkesat ligjore të shoqërive me përgjegjësi të kufizuara, shoqërive anonime dhe shoqërive të tjera, gjendet në ligjin Nr 9901 date 14.04.2008 “Për tregtaret dhe shoqëritë tregtare”. Ky ligj mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e internetit të QKR-së në këtë adresë.
- Formularët e aplikimit mund të merren në dy mënyra: a) pranë çdo sporteli të QKR-së; ose b) mund të shkarkohen nga kjo faqe zyrtare e internetit të QKR-së.
• Person Fizikë
• Shoqëri Kolektive/ Komandite/ Përgjegjësi të Kufizuara dhe të Thjeshta
• Shoqëri Anonime
• Shoqëri Kursim Krediti
• Degë ose Zyra Përfaqësimi
• Shoqëri të Bashkëpunimit Reciprok
• Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor - Të gjithë formularët e aplikimit janë të pajisur me instruksione për plotësimin e tyre. Këto instruksione mund të gjenden në çdo sportel të QKR-së ose mund të shkarkohen nga kjo faqe zyrtare e internetit të QKR-së.
- Aplikuesi mund të plotësojë formularin e aplikimit ose a) duke e shkarkuar, plotësuar atë elektronikisht dhe duke e stampuar (printuar); ose b) në çdo sportel shërbimi të QKR-së me ndihmën e nëpunësit të sportelit; ose c) nëpërmjet internetit duke përdorur funksionin e QKR-së “Aplikoni On-Line”.
- Çdo nëpunës sporteli është i gatshëm të ndihmojë aplikantin të plotësojë të gjitha rubrikat e detyrueshme të formularit të aplikimit.
II. Dorëzimi i aplikimit për regjistrim në QKR ( Regjistrimi fillestar i biznesit )
- Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikanti (ose përfaqësuesi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo sportel shërbimi të QKR-së, së bashku me dokumente të tjera shoqëruese, të duhura.
- Aplikanti ose personi i autorizuar, identifikohet tek sporteli i QKR-së nëpërmjet një dokumenti origjinal identifikimi, si dhe (për përfaqësuesin e autorizuar) nëpërmjet një autorizimi të noterizuar, për përfaqësimin e aplikantit për qëllim regjistrimi.
- Nëpunësi i sportelit verifikon që aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë të plota dhe të pranueshme nga QKR. Nëse aplikimi është i paplotë ose i pasaktë, nëpunësi i sportelit do të ndihmojë në plotësimin e formularit së bashku me aplikantin dhe do të stampojë (printojë) formularin e plotësuar.
Pasi janë kryer të gjithë hapat e sipërpërmendur në pikën iI 4, nëpunësi i sportelit të QKR-së i jep aplikantit një konfirmim për aplikimin e bërë, i cili lëshohet nga sistemi elektronik i QKR-së dhe ka një numër unik dosje. Ky konfirmim nënshkruhet nga të dy, aplikanti dhe nëpunësi i sportelit. Aplikanti mund të përdorë këtë numër unik dosje, për të ndjekur statusin e procesit të regjistrimit në çdo kohë nëpërmjet kësaj faqeje zyrtare të internetit të QKR-së, duke klikuar te Kontrollo Statusin e Aplikimit.
III. Lista e dokumenteve shoqëruese ( Regjistrimi fillestar i biznesit )
Përveç formularit të aplikimit të plotësuar, aplikuesi duhet të paraqesë dhe dokumentacionin shoqërues përkatës si më poshtë:
- Dokument origjinal identifikimi (pasaportë biometrike, letërnjoftim elektronik) të cilin nëpunësi i sportelit do ta verifikojë, kopjojë dhe skanojë, dhe në përfundim do t’ia kthejë aplikantit (përfaqësuesit). Aplikanti nuk duhet te largohet nga sporteli i sherbimit pa marre me vehte dokumentin e tij të identifikimit.
- Dokumente të tjera shoqëruese. Lista e dokumenteve të kërkuara për regjistrimin fillestar është specifike për forma të ndryshme ligjore biznesesh. Pasi është identifikuar lloji i biznesit që do të regjistrohet, aplikanti mund të gjejë listën e dokumenteve shoqëruese, të bashkëngjitur në formën specifike të aplikimit për regjistrim, e cila mund të merret ose në sportelet e QKR-së ose në faqen zyrtare të internetit të QKR-së, tek direktoria: Si të Regjistroni një Biznes: instruksione dhe Formularë. Ju duhet një Ekonomist që tju shpjegojë më hollësisht si funksionon regjistrimi fillestar i biznesit, klikoni këtu : Ekonomisti Jone – Sun Consulting.
IV. Pagesa ( Regjistrimi fillestar i biznesit )
Personi që aplikon e kryen pagesën tek sporteli i shërbimit ku ai aplikon. Tarifat janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të QKR-së.( Kliko për listën e tarifave).
Pagesa kryhet në sportelin e QKR-së, në momentin që kjo kërkohet nga nëpunësi i sportelit dhe pasi është caktuar një numër unik nga sistemi elektronik për dosjen. Pagesa bëhet përpara firmosjes përfundimtare të formularit të aplikimit nga nëpunësi dhe aplikuesi.
– Çfarë ndodh mbasi aplikanti largohet nga sporteli?
Në fund të ditës pasardhëse nga dita e aplikimit në QKR, aplikimi për regjistrim ose do të jetë pranuar, ose do të jetë refuzuar ose pezulluar, nëse QKR gjen se informacioni i dhënë është i paplotë ose jo në përputhje me kërkesat ligjore.
a) Në rast pranimi të regjistrimit.
Pas lëshimit të konfirmimit për aplikim, aplikimi dhe dokumentet shoqëruese shqyrtohen për vendimmarrje nga nëpunësi i autorizuar i QKR-së (regjistruesi). Nëse pas verifikimeve, nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) konstaton se aplikimi është në përputhje me kërkesat e ligjit, brenda afatit maksimal prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit ai miraton:
1. kryerjen e regjistrimit;
2. lëshimin e Numrit Unik të identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT;
3. vërtetimin e kryerjes së regjistrimit dhe lëshimin e certifikatave të regjistrimit (në rast kur biznesi regjistrohet). Këto çertifikata (një për çdo vend ku biznesi kryen aktivitet) mund të merren nga aplikanti (ose person i autorizuar) në çdo sportel shërbimi të QKR-së;
- kryerjen e publikimit elektronik të regjistrimit në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Regjistrimit të QKR-së, e cila mund të shihet në faqen zyrtare të internetit të QKR-së (kliko këtu për të parë direktorinë) ditën pas miratimit të regjistrimit.
Plotësimi i regjistrimit dhe lëshimi i certifikatës së regjistrimit, janë evidenca e aplikantit për regjistrimin e biznesit, për regjistrimin fiskal të biznesit (tatim taksa), për regjistrimin në sigurimet shoqërore, për regjistrimin në sigurimet shëndetësore si dhe regjistrimin me autoritetet e inspektoratit të Punës.
b) Në rast pezullimi të regjistrimit.
- Nëse pas verifikimeve të formularit të aplikimit dhe të dokumenteve shoqëruese, nëpunësi i autorizuar i QKR-së (regjistruesi) konstaton se aplikimi nuk është në përputhje me kërkesat e ligjit, ai pezullon regjistrimin brenda afatit maksimal prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit.
- QKR e njofton aplikantin për arsyet e pezullimit brenda një dite nga marrja e aplikimit për regjistrim, nëpërmjet një dokumenti të lëshuar nga sistemi i informatizuar në çdo sportel shërbimi të QKR-së. Aplikanti ka një afat 15 -ditor për plotësimin ose ndreqjen e elementeve që pengojnë regjistrimin.
Aplikanti mund të kontrollojë statusin e aplikimit online duke përdorur numrin unik të dosjes që ai ka marrë, pasi ka dorëzuar formularin e aplikimit. Arsyet e pezullimit nuk publikohen në faqen e internetit të QKR-së, por mund të komunikohen elektronikisht me email për aplikantët, të cilët kanë përdorur funksionin “Apliko On-Line” ose të cilët, kanë dhënë një adresë emaili në formën e aplikimit. Përndryshe, aplikanti duhet të paraqitet në sportel për marrjen e dokumentit të sipërpërmendur, i cili jep arsyet për
pezullimin e regjistrimit. - Aplikanti në çdo kohë brenda 15 ditësh, mund të kërkojë në sportel plotësimin ose ndreqjen e elementeve që pengojnë regjistrimin, duke plotësuar formularin përkatës e duke dorëzuar dokumentet shoqëruese të nevojshme.
c) Në rast refuzimi të regjistrimit.
- Nëse pas verifikimeve nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) konstaton se të dhënat që kërkohen të regjistrohen, janë të ndryshme nga të dhënat e regjistrueshme sipas dispozitave të ligjit, regjistrimi refuzohet dhe aplikanti njoftohet në sportel, me shkrim për shkakun e refuzimit.
- Nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) refuzon regjistrimin, në rastin kur aplikanti nuk ka plotësuar ose ndrequr elementet që pengojnë regjistrimin, brenda afatit 15- ditor.
- Nëpunësi i autorizuar refuzon regjistrimin edhe në rastin kur aplikimi për plotësimin ose ndreqjen e elementeve që pengojnë regjistrimin, nuk plotëson të gjitha kërkesat e përcaktuara në ligj.
– Çështje të tjera të rëndësishme.
Miratimi i heshtur
- Në rastin kur brenda afatit prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit për kryerjen e një regjistrimi, QKR nuk ka njoftuar pezullimin e regjistrimit ose refuzimin e tij, atëherë aplikimi për regjistrim presupozohet i pranuar.
- Në këtë rast, sistemi i informatizuar i QKR-së jep automatikisht autorizimin për regjistrim. Regjistrimi në Zyrën e Tatim -Taksave dhe njoftimi i bashkive dhe autoriteteve të tjera:
- Pas miratiimit të regjistrimit të ri, QKR njofton në mënyrë elektronike njëkohësisht Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim -Taksave dhe autoritetin përkatës fiskal bashkiak, për regjistrimin e një subjekti të ri bashkë me NIPT-in e tij për efekte fiskale si dhe transmeton të dhënat e regjistrimit të aplikantëve te këto autoritete.
- Për çdo subjekt të ri, të regjistruar në Regjistrin Tregtar, QKR njofton gjithashtu, bashkitë e komunave ku këto subjekte kanë selinë apo vendet e ushtrimit të aktivitetit. Njoftohen gjithashtu, për regjistrimin e ri autoritetet e inspektoriatit të Punës, të Sigurimeve Shoqërore dhe të Sigurimeve Shëndetësore.
- QKR bën njoftimet e mësipërme në mënyrë elektronike, brenda ditës së punës në të cilën kryhet regjistrimi.
- NIPT-i është Numri Unik i identifikimit për efekt të të gjitha këtyre regjistrimeve.
Pushim i përkohshëm i veprimtarisë ekonomike tregtare
Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit iII.
Gjithashtu në rast të pushimit të përkohshëm të veprimtarisë tregtare çdo subjekt duhet te plotësoje dhe dorëzoj ne sportelet e QKR edhe formularin përkates për pushim të pëkohshëm të veprimtarisë.
DOKUMENTET DHE TE DHËNAT E DETYRUESHME PËR REGJISTRIMIN FILLESTAR
Subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë:
a) Personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare
b) Shoqëritë e thjeshta sipas dispozitave të Kodit Civil
c) Shoqëritë tregtare
ç) Degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huajal
d) Shoqëritë dhe unionet e kursim-kreditit
e) Shoqëritë dhe unionet e kursim-kreditit
f) Çdo subjekt tjetër, për të cilin parashikohet detyrimi për regjistrim, në bazë të legjislacionit shqiptar
- Personi fizik
Të dhënat e detyrueshme për regjistrimin e personit fizik parashikohen në nenin 30 të ligjit Nr. 9723, datë: 03.05.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të cilat janë si më poshtë:
a) Të dhënat e identifikimit
b) Vendi i ushtrimit të veprimtarisë ekonomike tregtare
c) Fusha e veprimtarisë, në qoftë se është e përcaktuar
ç) Specimeni i nënshkrimit (firmës) të personit fizik
– Dokumenti i identifikimit të personit fizik (nëse ai është aplikanti)
– Nëse aplikanti është i ndryshëm nga Personi Fizik që do të regjistrohet, duhet të depozitohet Akti i Përfaqësimit
Ju duhet një Ekonoimste për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Burimi : Revista Monitor
link : https://www.monitor.al/regjistrimi-fillestar-i-nje-biznesi-ja-te-gjitha-procedurat/
Views: 77