Shef Finance dhe Kontabiliteti
Pozicion i lirë pune, Drejtues, Shef Finance dhe Kontabiliteti në kompani prodhimi:
Biznes i madh tatimpagues VIP:
Kërkesat e kompanisë për këtë pozicion:
1.) Diplomë Universitare Master Financë/Kontabilitet/Auditim
2.) Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike financiare Bilanc dhe AlphaCloud
3.) Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office veçanërisht Excel-it
4.) Të ketë njohuri të mira të SKK dhe SNRF;
5.) Të ketë njohuri të legjislacionit tatimor në fuqi;
6.) Preferohen kandidatët mbajtës të titullit Kontabilist i Miratuar
7.) Eksperiencë pune mbi 5 vite si Drejtues i Financave & Kontabilitetit në biznese të mëdha tatimpagues VIP
8.) Njohja e gjuhës së huaj Angleze dhe Italiane
📌 Paga mbi nivelin e tregut për këtë pozicion dhe kushtet e punës shumë të mira.
📌 Transporti ofrohet nga kompania.
Kontakti:
CV të dërgohen në adresën:
Email : [email protected]
Whatsapp: 0682424607
Web : www.sunconsulting.al
Ju duhet një për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
<
p style=”box-sizing: border-box; margin: 0px; color: #001842; font-family: Arial, Helvetica, sans-serif; line-height: 23px; font-size: 17px;”>
Lexoni edhe : Zhvillimi profesinal
Trajnimet e zhvilluara për ekonomistët janë në rritje dhe kjo ka gjithmonë e më shumë ndikim edhe tek punëdhënësit. Sa më shumë të keni qenë pjesë e trajnimeve, konferencave, aq më i madh është probabiliteti që punëdhënësi t’ju konsiderojë për vendin e punës, pasi ju sheh si një profesionist që kërkon më shumë dije dhe njohuri.
Ndërkohë nëse flasim për ekonomistët e rinj, atyre ju duhet që të zhvillojnë njohuritë e marra në auditorë duke i praktikuar në punë, të drejtuar sigurisht nga ekspertë të fushës.
Kohëve të fundit një mundësi shumë e mirë janë edhe kurset ose seminaret online, të cilat kanë të njëjtën peshë si konferencat ose trajnimet që i ndiqni në një ambient të caktuar.
Tipare të tilla si aftësia për të prezantuar ose shkrimi i raporteve ekonomikë, janë të zakonshme për disa punëdhënës kështu që fillojeni nga trajnimi i këtyre dy aftësive, mund t’ju bëjë më konfident dhe të aftë për një pozicion të caktuar pune.
Juve ju duhet të jeni gjithmonë duke studiuar mënyrat e reja të planifikimit ekonomik dhe jo vetëm, pasi kështu do të mund të mbani një kualifikim të nivelit të lartë. Të jesh një profesionist i kualifikuar nuk është e lehtë, por edhe e vështirë nuk mund të quhet. Nëse ju nuk keni pasur mundësinë që të zhvilloni trajnime më herët për arsye të ndryshme, sot shumë punëdhënës janë duke inkurajuar ekonomistët e tyre që të regjistrohen në kurse që ofrojnë diploma dhe certifikata të rëndësishme për të ardhmen e specialistit.
Ka raste kur janë vetë punëdhënësit që ju ndihmojnë në gjetjen e kurseve të tilla, madje duke ju ofruar edhe leje studimi. Në varësi të organizatës, ekonomistët zakonisht inkurajohen për t’u bërë pjesë e shoqatave të profesionistëve.
Si me të gjithë profesionistët, ekonomistët pritet që të jenë të motivuar për të vazhduar zhvillimin e tyre profesional, e për të qenë të informuar me zhvillimet më të fundit në fushën e ekonomisë.
Views: 145