SI TE HAPESH NJE BIZNES TE VOGEL NE SHQIPERI
Si te hapesh nje biznes te vogel ? Keni bërë një plan biznesi dhe jeni gati për të nisur hapat e parë të biznesit tuaj por nuk dini nga t’ja filloni? Ndiqni këto hapa:
Ju duhet një Ekonomiste për biznesin tuaj ?
Së pari, hapni Niptin tuaj.
Per te nisur aktivitetin tuaj, duhet te paraqiteni ne QKB per aplikuar per hapjen e nje biznesi te ri. Nevojitet te percaktoni disa elemente te rendesishem : fusha e veprimtarisë së biznesit, adresa e biznesit që do të hapni, të dhënat tuaja si email, telefon, adresa, Xhiroja, kostot dhe fitimi I parashikuar, nëse do të keni apo jo punëmarrës.
Pasi të keni përfunduar me pas jeni te gatshem per e bere aplikimin per hapjen e biznesi tuaj. Eshte e rekomadueshme qe te gjitha keto veprime ti delegohen nje ekonimisti, apo konsulenti biznesi qe cdo gje te jete konform ligjeve dhe e optimizuar per te arritur qellimet e aktivitetit tuaj. (NIPT)
Së dyti bëni një kontratë qeraje në emër të biznesit. Mjafton të shkoni të noteri bashkë me palën qeradhënëse dhe të bëni një kontratë. KUJDES!!! KY ËSHTË NJË DETYRIM LIGJOR I PASHMANGËSHËM.
Së treti, Fiskalizohuni.
Së katërti licensohuni nëse duhet. Jo çdo biznes duhet të liçensohet por një pjesë e bizneseve e kanë detyrim ligjor të licensohen. Ju rekomandojmë që procesin e licensimit ta ndiqni duke u konsultuar me bazën ligjore dhe ekspertë të fushës pasi biznese të ndryshme duhet të aplikonë në mënyra e institucione të ndryshme.
Së Pesti, Akumuloni eksperiencën e nevojshme ( Si te hapesh nje biznes te vogel )
Menaxhimi i një biznesi në fakt lidhet me aftësinë e menaxhimit të punonjësve dhe furnitorëve, aftësi që duhet fituar para se të hapni biznesin tuaj.
Gjithashtu, do duhet ta njihni mirë industrinë në të cilën do operoni, përfshi edhe ato aspekte me të cilat mund të mos jeni të familjarizuar apo që mbase nuk i keni me qejf si p.sh. marketingu, kontabiliteti, etj.
Ju mungon eksperienca e nevojshme?
Atëherë, mbase është më mirë të shpenzoni ca kohë duke punuar për një biznes të ngjashëm apo të gjeni mënyrën për të punuar pranë pronarit të një biznesi në sektorin tuaj ose mund të filloni të punoni part-time, p.sh. në fundjavë, pranë një sipërmarrje të ngjashme. Thënë ndryshme, testoi më parë ujërat para se të filloni biznesin tuaj.
Së gjashti, Rrisni rrjetin tuaj (networking)
Në mjaft raste, suksesi në biznes nuk varet thjesht nga njohuritë se sa nga të njohurit! Rrjedhimisht, nëse nuk keni njohje të mjaftueshme apo keni kohë që nuk investoni për të rritur njoftuninë tuaj, atëherë ky mund të jetë momenti i përshtatshëm për ta forcuar dhe zgjeruar më tej rrjetin tuaj.
Ju duhet Konsulencë FALAS nga një ekonoimste për çdo çështje që mund t’ju interesoje, klikoni ne kete link :
Ju duhet konsulencë FALAS nga një Ekonomiste
për çdo çështje që mund t’ju interesoje ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Ekonomsit jone – Sun Consulting
Views: 1545