Tatimi mbi fitimin, 30 Marsi afati i fundit i pagesës së kësteve!
Tatimi mbi fitimin. Administrata Tatimore rikujton Tatimpaguesit se në datë 30 Mars, është afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2023. DPT njofton gjithashtu se 31 marsi është afati i fundit për pagesën e Tatimit mbi Fitimin sipas pasqyrave financiare dhe deklaratës vjetore të Tatim-Fitimit për vitin 2022, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.8438 dt.28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Kujtojmë Tatimpaguesit se mosdeklarimi i saktë dhe mospagesa brenda muajit Mars, ju penalizon me gjoba dhe interesa sipas ligjit. ( Tatimi mbi fitimin )
Ju duhet konsulencë nga një ekonoimste per taksat apo për çdo çështje që mund t’ju interesoje kliko këtu :
Çfarë janë këstet paraprake të tatimit mbi fitimin?
Tatimi mbi fitimin paguhet çdo tremujor ose çdo muaj në formë paradhënie gjatë vitit, bazuar në këste mujore.
Administrata tatimore, bazuar në të dhënat e deklaratës së fitimit të tatueshëm të vitit paraardhës, dorëzuar nga tatimpaguesi brenda datës 31 Mars të vitit vijues, llogarit këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin për periudhën Prill –Dhjetor të vitit vijues dhe për periudhën Janar –Mars të vitit të ardhshëm.
Këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin, për periudhën Prill –Dhjetor të vitit vijues dhe për periudhën Janar –Mars të vitit të ardhshëm, i njoftohen tatimpaguesit brenda datës 30 Prill të çdo viti. Këstet e paradhënieve të tatimit mbi fitimin, përcaktuar si më sipër paguhen nga tatimpaguesit në bazë tremujore ose në bazë mujore.
Udhëzojmë të gjithë Tatimpaguesit, me qëllim shmangien e penaliteteve dhe kostove shtesë, të bëjnë deklarimet saktë, në afat dhe të paguajnë detyrimet brenda afatit.
Ju duhet konsulencë nga një Ekonomiste ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani!
Burimi : Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Views: 107