Tatimi mbi të ardhurat personale
Tatimi mbi te ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve.
- Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave.
- Individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për burimet e të ardhurave, të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ju duhet një për biznesin tuaj ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
Të ardhurat nga marrëdhëniet e punësimit tatohen sipas tabelës së mëposhtme:
Çdo punëdhënës, që paguan për punëmarrësin një pagë a shpërblim, mban tatimin mbi të ardhurat personale, dhe e derdh tatimin e mbajtur në favor të organeve tatimore, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.
Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat
Personat rezidentë në Shqipëri, organet e qeverisjes qëndrore e vendore, organizatat jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë, sipas shkallëve të mëposhtme:
15 % për:
a)interesat dhe pagesat e ngjashme me to;
b) pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;
c) pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet e konsulencës, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit;
ç) pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;
d) pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;
dh) pagesat për qiratë;
e) pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla që u bëhen personave, të cilët punësojnë artistë ose sportistë apo ndërmjetësojnë për shfaqjet e tyre;
ë) të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë.
8 % për:
a) dividendët:
b) ndarjet e fitimit
Paguesi i shumave është i detyruar të mbajë regjistrime për llogaritjen dhe mbajtjen e tatimit në burim për çdo përfitues të ardhurash dhe t’i vërë ato në dispozicion të organeve tatimore dhe të personit përfitues të të ardhurave, për të cilin është bërë pagesa.
Personi rezident i regjistruar për qëllime tatimore, i cili kryen pagesat e parashikuara në nenin 33 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar”, deklaron dhe paguan tatimin e mbajtur në burim, deri në datën 20 të muajit që pason muajin e pagesës.
Përjashtim nga ky rregull bën deklarimi dhe pagesa e tatimit në burim për:
- dividendët, si dhe
- për faturat e palikuiduara për shpenzimet për shërbime teknike, konsulence dhe të menaxhimit, të faturuara nga persona të tretë, për të cilat nuk është paguar tatimi në burim, brenda periudhës tatimore nga tatimpaguesi.
Kujdes
- Për dividendët, deklarimi dhe pagesa e tatimit të mbajtur në burim bëhet brenda datës 20 gusht të çdo viti, pavarësisht nga koha kur do të kryhet pagesa e dividendëve për përfituesit.
- Për faturat e palikuiduara për shërbime teknike, konsulence dhe të menaxhimit, deklarimi dhe pagesa e tatimit të mbajtur duhet të bëhet në përputhje me afatin e përcaktuar në pikën q) të pikës 3.6 të Udhëzimit Nr. 5 datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar,pavarësisht nga koha kur do të kryhet likuidimi i tyre. ( Tatimi mbi te ardhurat )
- Tatimi në burim nuk do të mbahet kur pagesa sipas faturës së lëshuar i bëhet:
- Personave juridikë/fizikë tregtarë, të cilët janë tatimpagues të tatimit mbi fitimin, dhe kur pagesa bëhet për shërbime që përbëjnë aktivitetin normal të biznesit të tyre. Këta persona i deklarojnë këto të ardhura në të ardhurat e tatueshme të biznesit;
- Personave juridikë/fizikë tregtarë që janë tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe kur pagesa bëhet për shërbime që përbëjnë aktivitetin normal të biznesit të tyre. Këta persona i deklarojnë këto të ardhura në të ardhurat e tatueshme të biznesit;
- Çdo personi juridik shqiptar apo të huaj për pagesa që lidhen me transportin ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve.
- Personave jorezidentë, në lidhje me shërbime që ata kryejnë në kuadrin e veprimtarisë së tyre biznesore për persona rezidentë shqiptarë, vetëm kur parashikohet në dispozitat e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë që Shqipëria ka lidhur me vendin, rezident i së cilës është përfituesi i të ardhurave. Aplikimi për shmangien e Tatimit në Burim bëhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve brenda afatit 2-vjeçar nga data e pagesës së faturës.
Ju duhet konsulencë nga një ekonoimste per taksat apo çdo çështje që mund t’ju interesoje kliko këtu :
Burimi : Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve
Views: 116