Transferimi automatik i librave të shitjes dhe blerjes nga portali SelfCare drejt e-filing.
Transferimi i librave të shitjes dhe blerjes. Administrata Tatimore njofton se, duke filluar nga periudha tatimore Mars 2023, librat e shitjes dhe blerjes nuk do te ngarkohen manualisht, në format excel nëpërmjet e-filing.
Ky zhvillim i ri mundeson tranferimin e te dhenave te librave automatikisht ne E-filing, pasi ju t’i keni mbyllur ato, ne portalin SelfCare, nga data 1-10 te muajit pasardhes.
Perpara se te kryeni mbylljen e librave ne Portalin Selfcare, duhet të verifikoni te dhenat e transaksioneve dhe të kryeni saktësimet përkatëse.
Librat e shitjes dhe blerjes që nuk te mbyllen nga tatimpaguesit deri në datën 10 të çdo muaji, do të dorëzohen automatikisht nga sistemi ne date 11.
Dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes në portalin Self-Care kryhet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
- aksesoni llogarinë tuaj në portalin SelfCare, nëpërmjet kredecialeve tuaja të portalit e-Albania
- Ne menune “Libri i shitjeve dhe i blerjeve”, zgjidhni nënmenu “Pasqyra Mujore”, dhe me pas klikoni në periudhën qe do te deklaroni (psh: 2023, 03)
- Ne seksionin “Artikulli i librit të shitjes” apo “Artikulli i librit të blerjes” mund të verifikoni të gjitha të dhënat për faturat tuaja të shitjes apo te blerjes. Per faturat e blerjes mund te kryeni sistemimet përkatëse për TVSH-në (ne rast se eshte e nevojshme)
- pas verifikimeve dhe saktësimeve të faturave të shitjes dhe blerjes, ne seksionin “Informacion bazë” ku shfaqet përmbledhësja e situatës mujore të TVSH-së, duke klikuar “Mbyll librin” ku keni mundësinë të bëni deklarimin e librave, si në pamjen më poshtë:
- pas mbylljes në SelfCare, librat do të transferohen automatikisht drejt sistemit të deklarimit elektronik E-filing
Ju duhet konsulencë nga një ekonoimste per taksat çdo çështje që mund t’ju interesoje kliko këtu :
Nëse per periudhen e deklarimit, nuk keni mundur te kryeni saktesimin e te dhenave te faturave ne libra apo i keni mbyllur ata para dates 10 dhe keni marre edhe fatura te tjera (psh. Fatura te sherbimeve utilitare), ju do te keni mundesine qe korrigjimin e te dhenave te librave t’a kryeni manualisht, nëpërmjet llogarisë tuaj në E-filing.
Sjellim ne vemendjen tuaj se, korrigjimi i librave duhet te kryhet vetem ne ato raste kur ju mund te vertetoni mosperputhjen e te dhenave te librave ne Selfcare me ato qe ju do te deklaroni.
Deklarata e TVSH-së do të vijojë të kryhet manualisht, sipas të dhënave të deklaruar në librat e shitjes dhe blerjes.
Per te korrigjuar librat nëpërmjet sistemit elektronik të deklarimit E-filing, ju duhet te ndiqni hapat e mëposhtëm:
- aksesoni llogarinë tuaj te deklarimit elektronik E-filing, ne tatime.gov.al
- për të ndryshuar librin e shitjes, ne menune “Librat e Shitjeve dhe Blerjeve”, zgjidhni nenmenune “Librat e shitjeve”
- klikoni ne seksionin seksioni “Libra të dorëzuara”, përzgjidhni periudhën për të cilën do të ndryshohet libri duke klikuar tek shenja “→”, dhe pas selektimit të periudhës duhet të klikoni tek butoni “Ndrysho Librin”, si në pamjen më poshtë:
- Me pas vijoni me ngarkimin e librit të korrigjuar në format excel dhe dorëzimin e tij.
Ju duhet një për biznesin ?
Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruani
<
p style=”box-sizing: border-box; margin: 0px; color: #001842; font-family: Arial, Helvetica, sans-serif; line-height: 23px; font-size: 17px;”>
Për ndryshimin e librit të blerjes duhet të zgjidhni nënmenunë “Librat e Blerjeve” dhe të ndiqni hapat e tjerë të përshkruar më lart.
Burimi : Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Views: 104