EKONOMISTE NE ZYRE KONTABILITETI
SUN CONSULTING është duke kërkuar një 𝗝𝘂𝗻𝗶𝗼𝗿 𝗔𝗰𝗰𝗼𝘂𝗻𝘁𝗮𝗻𝘁 për t’ju bashkuar skuadrës sonë:
SUN CONSULTING është një kompani që ofron shërbime financiare, kontabiliteti dhe konsulencë tatimore, kontabël për një gamë të gjerë biznesesh të mëdha në Shqipëri.
𝗗𝗘𝗧𝗬𝗥𝗔𝗧 𝗗𝗛𝗘 𝗣𝗘̈𝗥𝗚𝗝𝗘𝗚𝗝𝗘̈𝗦𝗜𝗧𝗘̈
▪️Regjistrimi i faturave të blerjes, shitjes në sistemin e financës
▪️Regjistrimi i veprimeve të arkës në sistemin e financës
▪️Kontrolli i saktësise së hedhjes së veprimeve me bankat dhe arkën në financë
▪️Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arke
▪️Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël
▪️ Kontrolli i librave të blerjeve
▪️ Rakordim i palëve të treta
▪️ Deklarimet në sistemin tatimor online
▪️ Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës
▪️ Sigurohet që të gjitha operacionet e kompanisë të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga punëdhënësi
▪️Përpilon dhe raporton te punëdhënësi në kohë për problematika të caktuara që kompania ka në lidhje me klientët
▪️ Regjistrimi i veprimeve financiare në kontabilitet (Blerje, Shitje, Arka, Banka)
▪️ Hartimi i raporteve financiare mujore
▪️ Të kryejë kontrolle të rregullta të veprimeve financiare në programin e kontabilitetit dhe llogaritë e klientit
Ju duhet një Ekonomiste për biznesin tuaj ?
Kliko dhe na shkruani në WHATSAPP
𝗞𝗥𝗜𝗧𝗘𝗥𝗘𝗧:
▪️ Diplomë në Degën Kontabilitet-Auditim, Fakulteti i Ekonomisë, Univeristeti i Tiranës!
▪️ Eksperiencë e mëparshme (minimumi 1 vit) në zyrë Kontabiliteti.
▪️ Aftësi shumë të mira të programeve financiare (Financa 5, Bilanc, Alphaweb dhe paketës Office
▪️ Njohuri të mira të gjuhës angleze
▪️ Aftesi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup
▪️ Aftësi shumë të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave
▪️ Aftësi shumë të mira kontrolluese dhe organizuese
▪️ Me iniciative dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur
P.s Pranohen edhe studentët në vitin e fundit Master, Kontabilitet-Auditim FEUT, Universiteti i Tiranës.
𝗠𝗘̈𝗡𝗬𝗥𝗔 𝗘 𝗔𝗣𝗟𝗜𝗞𝗜𝗠𝗜𝗧:
Dergoni CV-në në adresën:
[email protected]
AFATI I APLIKIMIT: 20 TETOR 2024
#consulting #businessconsultant #accounting #financialadvisor #internalaudit #corporatefinance #universitetiitiranes #fakultetiiekonomise
#kontabilitetauditim #masteraccounting
#auditor
Views: 77